70-vjeçarja që pastron plazhet
Frymëzimi mund të vijë në çdo moment. Pat Smith nga Cornwall, i Anglisë i trokiti në Prag të Vitit të Ri 2018. Kjo është dita kur gjyshja 70-vjeçare vendosi të marrë përsipër sfidën e mrekullueshme për të pastruar një plazh lokal çdo javë të vitit.
“Unë fillova më 1 janar 2018”, u thotë ajo njerëzve për maratonen e saj 52-javore. “Kam pastruar një plazh në një javë për tërë vitin, përveç disa rasteve ku kam bërë edhe dy”.
Ndonjëherë nuk ishte në gjendje të udhëtonte nga shtëpia e saj në afërsi të qytetit të bukur të Shën Austellit, Smithi nuk i arriti dot 52 plazhe të ndryshme, megjithatë arriti të mbledhë 13.000 copë mbeturina gjatë 104 orëve, madje shkonte edhe gjatë pushimeve. “Thjesht përpiqesha të pastroja kudo dhe kurdoherë që mundesha. Është rasti kur ti ke hapur sytë dhe nuk zmbrapsesh më”, shton Smith.
E moshuara thotë se plastika e hedhur ishte në sasi të mëdha. Kjo përputhet me hulumtimet nga Kombet e Bashkuara, që vlerësojne se deri në 80 përqind e të gjithë mbeturinave në oqeanet tona është bërë prej plastike. Në të njëjtën kohë, mbi 8 milionë tonë rrjedhje plastike në oqean çdo vit është e barabartë me hedhjen e një kamioni për mbeturina plastike në ujë çdo minutë. Gjyshja ka sensibilizuar të gjithë të afërmit, madje edhe nipërit e mbesat i janë bashkuar nismës së saj.
“Nipërit e mbesat e mia janë absolutisht fantastikë. Ata gjithë kohës më thërrasin “Gjyshe, këtu ka disa plastike”, thotë ajo. E armatosur me një çantë dhe dorezat në xhepin e saj në çdo kohë, 70 vjecarja thotë se një punë e tillë është pjesë në ADN-në e saj tashmë. “Këtë që po bëj unë shpresoj që edhe nipërit e mbesat e mia do të bëjnë një ditë. Nuk do të ndalem, pasi plazhet tona kanë nevojë për mua!”, thotë Pat.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
