Ministria e Shëndetësisë/ Shumica e qarqeve “përzënë” COVID
Tirana, Fieri, Berati, Divjaka e Saranda janë qytetet ku u raportuan raste të reja me COVID në 24 orët e fundit.
Përveç Tiranës me 9 raste me COVID qytetet e tjera kanë nga 2 ose 1 rast. Konkretisht nga 2 në Fier dhe Berat, nga 1 qytetar në Divjakë e Sarandë. Në 24 orët e fundit janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë në bashkitë e mësipërme.
Të gjitha qytetet e tjera të vendit s’kanë pasur asnjë rast të ri me COVID që do të thotë se janë drejt daljes nga harta e e COVID. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, vendi po shkon drejt çlirimit nga koronavirusi.
Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Prill 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
