Qytetari merr rrolin e vrojtuesit të plazhit
16/07/2018 Shpërndaje

Qytetari merr rrolin e vrojtuesit të plazhit

Vrojtuesit e plazheve janë një nga kriteret kryesore të vendosura me VKM për kushtet dhe sigurinë në plazhet shqiptare. Në plazhin e “Gjirit të Lalzit” duket se këtë rol e kanë marrë edhe qytetarët. Siç shihet dhe nga fotot e shkrepura nga pozitivi.org një qytetar për disa minuta është ngjitur në kullën e vrojtimit dhe po shikon nga të gjitha anët në plazh. Ndërsa vrojtuesi i plazhit nuk ndodhej aty, qytetari nuk ka ngurruar që ta zëvendësojë per disa minuta.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.