Lojtarët rusë të hockey formojnë gërmën “z”, reagime ndërkombëtare: Dëbojini përgjithmonë!
Ky lloj sporti shumë i ndjekur në Europën veriore, është dëbuar nga cdo garë ndërkombëtare por për federatën ruse dhe atë bielloruse, sportistët nuk heqin dorë nga shfaqja e mbështetjes për vendin e tyre
Sportistë rusë të Hokej kanë vendosur të formojnë gërmën “Z” para ndeshjes së vlefshme për kampionatin vendas, duke shkaktuar shumë polemika. Kjo gërmë është kthyer në një simbol për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.
Zbritën në pistën e akullit për të luajtur atë që mund të ishte një nga shumë ndeshjet e kampionatit kombëtar rus të BENDI, një version i hokej-it, por në akull lojtarët e disa skuadrave ruse u vendosën për të formuar gërmën “Z”. Kjo gërmë tashmë është simboli që shfaqet në mbështetje të pushtimit të Ukrainës, dhe që për herë të parë u pa në tanket ruse dhe nënkupton: Për fitoren.
Protgonistë të këtij episodi janë lojtarët e katër skuadrave: Ska Neftianik, Dinamo Moska, Vodnik dhe Kuzbas, të cilat shkaktuan shumë polemika për këtë gjest. Një veprim i planifikuar me iniciativën e koordinuar të sportistëve të cilët do të përballeshin me njëri tjetrin në dy ndeshjet përkatëse. Ekipet në fjalë janë tradicionalisht pranë qeverisë dhe kanë një lidhje të fortë me Bashkimin Sovjetik. Ska Neftianik, për shembull, u krijua nga klubi i atëhershëm i ushtrisë sovjetike dhe kompanive të naftës në vend. Dinamo e Moskës, ekipi më i vjetër ka pasur një lidhje shumë yë mgushtë me ministrinë e brendshem sovjetike dhe KGB-në. Ky lloj sporti shumë i ndjekur në Europën veriore, është dëbuar nga cdo garë ndërkombëtare por për federatën ruse dhe atë bielloruse, sportistët nuk heqin dorë nga shfaqja e mbështetjes për vendin e tyre; madje duke protestuar dhe kundër sanksioneve perëndimore.
Polemikat shpërthyen menjëhereë dhe jo vetëm në ambientin sportiv. Shumë mesazhe në rrjetet sociale kërkojnë dëbim të përjetshëm të sportistëve protagonistë të gjestit. Federatës ndërkombëtare të Bendi-t i është kërkuar të marrë menjëherë masa. Por jo të gjithë sportistët morën pjesë, ata që u distancuan rrëfyen pas ndeshjes se ishin të shokuar për atë që kishte ndodhur.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
