Pulitzer për Washington Post: Mbuloi ngjarjet në Capitol Hill
Cmimi Pulitzer për vitin 2022 i është dhënë Uashington Post për raportimet dhe mbulimin e ngjarjeve në Kapitol Hill. Ka fituar dhe New York Times për tregimin e këtij viti luftërash dhe konfliktesh me pamje dhe fjalë
Uashington Post ka fituar çmimin Pulitzer për gazetarinë, për mbulimin e ngjarjeve të dhunshme në 6 janar në Kapitol Hill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmi ndodhi në një fillim viti kur do të shënohej dhe përfundimi i luftës më të gjatë të SHBA në Afganistan. Një vlerësim i veçantë u dha dhe për gazetarët ukrainas për kurajën, rezistencën dhe impenjimin e tyre në raportimin për pushtimin rus në vend, që nisi në fillim të këtij viti. Në muajin gusht të një viti më parë, këshilli i Pulitzer vlerësoi në mënyrë të veçantë gazetarët afganë, që rrezikonin jetën për të publikuar lajme dhe pamje të vendit të tyre të shkatërruar nga lufta.
Me çmim u vlerësuan dhe reportazhet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani me rikthimin në pushtet të talebanëve. Korrespondenti i Los Anxheles Time mori çmimin e fotografisë më të mirë për punën e bërë në lidhje me rënien e Kabulit, dhe raportimin nga terreni për viktimat. New York Times fitoi në kategorinë e reportazheve ndërkombëtare për sa i përket raportimeve për civilët e vrarë për shkak të sulmeve ajrore amerikane në Siri, Irak dhe Afganistan.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
