Gratë jetojnë më gjatë se burrat
05/03/2019 Shpërndaje

Gratë jetojnë më gjatë se burrat

Shkenca e ka provuar, gratë jetojnë më gjatë se meshkujt. Kjo është e vërtetë për shumë vende në botë. Sipas disa të dhënave të publikuara së fundmi nga INSTAT thuhet se edhe në Shqipëri gratë jetojnë më gjatë se burrat.

Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Që do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Një distancë e tillë mendohet të ruhet edhe në vitet dekadën në vijim. Sipas INSTAT në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptarë do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite.

Projeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia, sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Sipas të dhënave të OKB-së nga viti 2013, jetëgjatësia mesatare për gratë ishte afërsisht 4.5 vjet më e gjatë se sa meshkujt. Jetëgjatësia mesatare e grave ishte 71 vjet, ndërsa meshkujt kanë mesatarisht 66.5 vjet.

Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,4 në vitin 2018) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.

Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët jetëgjatësia në lindje e burrave mendohet të arrijë në 81,5 vite, ndërsa ajo e grave në 85 vite. Ndërsa në hipotezën e vdekshmërisë supozohet se jetëgjatësia në lindje e grave do të arrijë në vitin 2031 në 83,5 vite, afërsisht sa mesatarja e Bashkimit Europian. Kurse për burrat në vitin 2031 jetëgjatësia në lindje supozohet të jetë 80 vite.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.