Pulëbardha viziton njeriun që e ka shpëtuar, çdo ditë në 12 vitet e fundit
Kanë kaluar 12 vjet që kur ky burrë i moshuar shpëtoi jetën e një pulëbardhe dhe ajo përsëri kthehet për ta vizituar çdo ditë.
John Sumner dhe mikja e tij e quajtur “Chirpy” kanë krijuar një lidhje unike që kur filluan të shpenzonin një pjesë të kohës çdo dite duke luajtur së bashku në plazh.
I moshuari e takoi për herë të parë Chirpy-n, kur zogu kishte një këmbë të thyer. Për fat të mirë për pulëbardhën, ai e ndihmoi duke ja mjekuar derisa u shërua.
“E pashë atë duke bërtitur dhe nuk e dija çfarë të bëja. Ditën tjetër ai erdhi përsëri rreth meje dhe ishte gati të rrëzohej, ndërsa bërtiste me dhimbje. Unë nuk mendoja se do të jetojë, pasi këmbën e kishte thyer plotësisht”, kujton John.
Për ta ndihmuar zogun, 80 vjeçari e ushqeu me biskotat e qenit që merrte në plazh. Me ndihmën e tij, këmbët e pulëbardhës u shëruan, dhe tani ka një lidhje të veçantë me të.
“Ajo vjen drejt meje, aq afër. Nuk do të shkojë tek askush tjetër përveç meje, kështu që ka një lloj marrëdhënieje speciale me mua”, thotë John.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




