“Engjëlli i saj i fluturimit”: Një djalë ngushëllon 96 vjeçaren e cila udhëton pas 15 vitesh
Një grua që po udhëtonte me aeroplan nga San Diego për në Nashville thotë se “kurrë nuk është prekur aq shumë gjatë një fluturimi”. Kjo për faktin se një i huaj e ka ngushëlluar një 96-vjeçare, e cila ishte e tmerruar nga fluturimi.
Megan Ashley ka shkruar mbi fluturimin ku ishte ulur pranë të moshuarës. “Në fluturimin tim nga San Diego në Nashville, e ulur në radhën pranë meje ishte një grua 96 vjeçare, e cila nuk kishte fluturuar në 15 vjet.
Për ditëlindjen e saj ajo dëshironte të shkonte në Kansas City për të parë familjen, por ishte e frikësuar nga fluturimi. Ajo i kërkoi dorën këtij djali gjatë fluturimit dhe më pas e përqafoi përsëri kur pësoi turbullira.
Ky djale duhet të them, me kënaqësi e mori dorën e saj, e shtrengoi e qetësoi duke folur me të dhe duke i shpjeguar gjithçka që po ndodhte, edhe pse ishte thjesht një i huaj për të. Ai e dinte se çfarë të bënte gjithë fluturimin për ta ndihmuar. E ndihmoi atë të qëndronte në këmbë për të shkuar në tualet dhe e vëzhgoi me kujdes teksa ecte.
Më bëri të buzëqeshja gjithë fluturimin teksa ai e ngushëllonte. Ky djalosh ishte engjëlli i saj i fluturimit.
Ai e mbajti çantën e saj, e ndihmoi të zbriste nga avioni dhe të përfudnonte të gjitha detyrimet që kishte. Unë u largova e lotuar, e lumtur dhe kaq mirënjohëse për njerëzit si ky njeri i mrekullueshëm. Ajo ishte aq mirënjohëse ndaj tij. Unë kurrë më parë nuk kam qenë aq e prekur në një fluturim. Ky gjest më të vërtetë më ndriçoi javën time ”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

