Pse nuk po përdoret më pajisja MP3 player?
Nëse kthehemi disa vite pas në kohë mënyrat për të dëgjuar muzikë nuk kanë qënë aq të thjeshta sa sot. Për shumë admirues të muzikës mundësia e vetme ishte mp3 player. Një pajisje e vogël që mbahej në xhep sidomos nga të rinjtë. Një metodë shumë trend asokohe. Ndërsa shohim që në ditët e sotme kjo pajisje është zëvëndësuar me mjete të tjera alternative që janë dhe më lehta në përdorim. Prej vitesh nuk ekzistojnë as në dyqane për tu treguar. Një paisje kjo që vite më parë ishte në kulmin e shitjeve. Metodat e reja dhe bashkëkohore po zënë vendit krijmeve të vjetra. Pozitivi.org intervistoi shitësin e një dyqani elektronike, Florenc Shehu, ku pohoi se prej afro 6 vitesh nuk tregon më mp3.
“Që nga 2015 ose më herët që është përdorur shumë rrallë mp3. Vitet e fundit që nga 2018 është pothuajse inekzistente në treg. As furnitorët nuk mbanjë më mp3, të pakten nga modeli që ka qënë për përdorim personal”
Mp3 player është zëvëndësuar me paisje të reja dhe bashkëkohore, siç janë kufjet. Smartphone ka bërë që përvec shërbimeve të famshme straming si Spotify ekzistojnë edhe aplikacione të tjera Android dhe iPhone që lejojnë të dëgjosh muzikë offline.
“Ata që nuk kanë mundësi për të pasur një smartphone përdorin kufje të cilat kanë një kartë memorie, kanë radio të përparuar, kanë bluetooth. Ndërsa gjithë të tjerët që kanë mundësi për të pasur një smartphone e përdorin atë qoftë për të parë video, për të dëgjuar muzikë. Edhe duke qënë se memorie që kanë është shumë më tepër se sa një mp3 player që përdorej dikur. Kanë mundësi për të mbajtur muzikë shumë më tepër sidomos në formatin mp3, sot mund të themi që të gjithë përdorin smart phone për të dëgjuar muzikë. Zakonisht përdorin edhe kufje pa tela, këshu që mund të dëgjojnë muzikë kudo që janë, në urban, duke bërë fitness ose duke dalë për vrap në cdo moment. Është një mënyrë më praktike për ata që përdorin smartphonin pa pasur nevojë për një pajisje shtesë”
Po a ka më klientë që kërkojnë të blejnë mp3… Florenci pranon që të vetmit përdorues janë shoferët e makinave që i përdorin për automjetin e tyre: “Maksimumi mund të vijë një i moshuar të kërkojë një radio, klasike nga ato që janë me bateri, pasi e kanë më të lehtë për ta përdorur. Ka disa bokse të cilat kanë dhe radio, por të kërkojnë mp3 përvec atyre makinave që nuk supërtojnë mp3 player apo CD nuk e kërkon njeri”
Duke krahasuar paisjen e mp3 player me trendet e reja sot, cilat ngë këto paisje është më fleksibël në përdorim: “Duke menduar si kanë qënë çmimet atëherë tani është pak vështirë ta bësh një krahasim. Si cilësi nëse atëherë merrej një ipod që nuk ishte brand, që nuk ishte firmë zakonisht nuk ishte jetëgjatë. Sepse fillonte jo nuk bënte mirë lëvizjet. Jo nuk punonin mirë tastet, jo ulje volumi. Pra nëse blije një mp3 i cili ishte firmë ose ishte brand ishte goxha më i shtrenjtë. Ishte jetëgjatë nuk diskutohej por do shpenzoje shumë më tepër se sa do shpenzosh sot për të marrë një palë kufje bluetooth të cilat janë jetëgjatë në përdorim”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
