Pse duhet të përcaktoni frikërat në vend të synimeve tuaja
24/02/2018 Shpërndaje

Pse duhet të përcaktoni frikërat në vend të synimeve tuaja

Tim Ferriss ka vuajtur periudha të shpeshta me depresion të thellë gjatë jetës, por tani ka një recetë për të shmangur vetë-paralizën dhe rënien e lirë emocionale. Duhet thënë se është e njëjta mënyrë që e ndihmon atë të marrë vendimet më të mira në biznes.

“Mendoni për stoicizëm si një sistem operativ për të lulëzuar në mjedise me stres të lartë, për të marrë vendime më të mira… Kam krijuar një ushtrim të quajtur “fear-setting” përcaktimi i frikës, siç është përcaktimi i qëllimit. Kështu mund të gjurmoj të gjitha fitoret e mia më të mëdha dhe të gjitha fatkeqësitë e mia më të mëdha të cilat i shmang duke përcaktuar “fear setting” … Ju do të shikoni se disa nga frikërat tuaja janë të bazuara mirë, por nuk duhet të kaloni në përfundime pa i vendosur nën mikroskop”, thotë Tim.

Gjatë karrierës së tij, Ferriss është bërë një herë kampion kombëtar në kickboxin kinez, ligjërues në Universitetin Princeton, breakdancer profesionist në MTV, shigjetar mbi kalë dhe autor multimillionaire, folës motivues dhe investitor. Nëse kjo nuk është mjaft mbresëlënëse, podcasti i tij i mirënjohur, Tim Ferriss Show, gjithashtu u votua i 1 në iTunes. Ferriss është një shembull konkret që ka pasur gjithë këto suksese sepse ka përcaktuar frikërat dhe ka shmangur çdo dështim të mundshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.