Familja me 13 djem mirëpret një tjetër fëmijë
23/04/2018 Shpërndaje

Familja me 13 djem mirëpret një tjetër fëmijë

Një histori e rrallë vjen nga një familje në Rockford. Grand Rapids Press raporton se Kateri dhe Jay Schwandt përshëndetën lindjen e djalit të tyre të 14-të mërkurën, pesë ditë para se të vinte ne jetë. Ata nuk kanë asnjë vajzë, edhe pse donin që fëmija i 14 të ishte e tillë.

Mësohet se djali është 21 cm i gjatë ndërsa emrin ende nuk ia kanë bërë të ditur.

Ashtu si me fëmijët e tyre të fundit, çifti nga Rockford, në veri të Grand Rapids, nuk donin të dinin seksin e foshnjës përpara kohe. Jay Schwandt ka thënë më herët se dëshiron të ketë një vajzë, megjithëse mendonte se nuk do ta kishte. Dhe në fakt kishte të drejtë.

Djali më i madh i çiftit është në të 20-at, kurse 14 fëmijët e tjerë janë më të vegjël dhe në mosha të ndryshme. Historia e tyre është ndjekur me kuriozitet nga mijëra njerëz për faktin se është e rrallë të lindësh 14 djem dhe asnjë vajzë. Në diët e sotme sipas statistikave, lindin më shumë vajza sesa djem, mirëpo në këtë familje ka ndodhur e kundërta.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.