Pronari i restorantit ushqen qindra kalifornianë që u larguan nga zjarri vdekjeprurës
17/11/2018 Shpërndaje

Pronari i restorantit ushqen qindra kalifornianë që u larguan nga zjarri vdekjeprurës

Pronari i një restoranti meksikan në Chico, Kaliforni, ushqeu qindra kalifornianë të zhvendosur që janë strehuar nga zjarri vdekjeprurës Camp.

Jose Uriarte, pronar i Gordo Burrito, nxorri kamionin e tij në një strehimore për evakuim në Chico dhe filloi të shpërndante ushqim.

Uriarte dhuroi 300 vakte në strehën e Chico Elks Lodge. Dhe çdo ditë u jep ushqim të tjerëve në komunitet të cilët po ndihmojnë në zjarrin më vdekjeprurës të shtetit: zjarrfikës, EMT, policë, punonjës socialë dhe njerëz të zhvendosur që kanë nevojë për një vakt të ngrohtë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.