Prezervativi mashkullor në nivele alarmante, shkak nuk është kostoja
05/04/2019 Shpërndaje

Prezervativi mashkullor në nivele alarmante, shkak nuk është kostoja

Prezervativi është masa kryesore më efektive për të na mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sipas statistikave numri i meshkujve që përdorin prezervativë gjatë marrëdhënies seksuale është në nivele alarmante.

Në grupmoshën 15-19 vjeç 3.5 % e të rinjve mund të përdorin çfarëdo metode kontraceptive dhe 0.3% e të rinjve përdorin prezervativin mashkullor, një përqindje mjaft e ulët. Ndërsa vetëm 3.2% përdorin tërheqjen. Për grupmoshën 20-24 vjeç është më i lartë përdorimi i çfarëdolloj metode natyrore por prezervativi mashkullor përsëri përdoret në 1.7%, një nivel mjaft i ulët.

Metodat moderne kontraceptive janë të kushtueshme. Pavarësisht kostos duket se nuk është ky shkaku i mospërdorimit të kontraceptivëve nga meshkujt.

Një prej synimeve të ADHS 2008-09 nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor ishte të përftohej informacion mbi shpenzimet për metodat moderne kontraceptive. Numri i të intervistuarve që përdorin një metodë moderne lejon një krahasim vetëm për metodat moderne të përdorura më shpesh: sterilizimi femëror, pilula, DIU, injeksionet dhe prezervativi mashkullor (Tabela 5.11). Sterilizimi femëror dhe DIU janë metodat më të kushtueshme; megjithatë, për shkak se janë të dyja metoda afatgjata, ato janë më ekonomiket.

Për përdoruesit e sterilizimit femëror që paguajnë për operacionin dhe ishin në gjendje të jepnin informacion mbi kostot, kostoja mesatare ishte rreth 25,000 lekë dhe për përdoruesit e DIU kostoja mesatare ishte rreth 2,000 lekë. Njëzetë e katër përqind e femrave të sterilizuara e kishin operacionin falas ndërkohë që 17 përqind nuk e mbanin mend koston. Për përdoruesit e DIU, 31 përqind e kishin vendosur DIU-në falas ndërkohë që 5 përqind nuk e mbanin mend koston.

Kostoja e metodave moderne (pilula dhe prezervativi mashkullor) është mjaft më e ulët. Për femrat që e dinin çmimin, një cikël pilulash ishte rreth 500 lekë dhe një prezervativ mashkullor ishte rreth 30 lekë. Më shumë se katër në pesë përdoruese të pilulës dhe përdorues të prezervativëve që e morën metodën e tyre nga një burim publik raportuan se i kishin marrë falas. Në tërësi, 27 përqind e përdoruesve të prezervativëve dhe 13 përqind e përdoruesve të pilulave raportuan se nuk e dinin koston e këtyre dy metodave. Kjo u realizua me mbështetjen e UNFPA. #UNFPA Albania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.