Prapaskena e errët e një vipi, si shpëtoi nga depresioni dhe bullizmi Strakosha
Një një rrëfim për jetën personale moderatori dhe gazetari Bledi Strakosha tregon sfidat që ka kaluar në jetë, mes tyre dhe bullizmin. E kemi parë prej 25 vitesh në ekran, të rrethuar mes vipave, por kjo s’e ka bërë të paprekshëm nga fenomene si bullizmi apo lëkundjet emocionale, depresive që sot kemi me qindra raste tek adoleshentët.
I ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, moderatori tregon periudhën e vështirë që ka kaluar të cilën e ka quajtur “shpirt artisti”. Realisht kjo periudhë për të ishte tepër e vështirë pasi ai ka qenë në gjendje të pastabilizuar emocionale, prej së cilës e shpëtoi një dashuri e madhe, ajo për kafshët.
Nga kjo gjendje siç tregon moderatori e ka shpëtuar një qen që u bë pjesë e jetës së tij. “Kam pasur një periudhë që mua më pëlqente ta quaja ‘shpirt artistik’, por në të vërtetë ishte një kohë kur kisha më pak stabilitet emocional. Qeni i parë që kam marrë u bë pjesë e jetës sime pikërisht për këtë shkak, për të më nxjerrë nga kjo gjendje”, tha ai. Gjatë intervistës Bledi tregon se pasi u këshillua me një psikolog mori një qen, e që prej asaj dite ka një dashuri të madhe saqë nuk ndahet dot prej kafshëve.
Pozitivi.org iu rikujton se disa kohë më parë Strakosha ka treguar dhe një tjetër problem që ka kaluar në kohën e adoleshencës. Edhe pse bullizmi nuk ka qenë kaq ekstrem dhe i përhapur në atë kohë, gazetari është përballur me këtë fenomen masiv të ditëve të sotme, në periudhën e gjimnazit. Kjo problematikë tek ai ka ardhur për shkak të xhelozisë, por ka kaluar duke mbetur thjesht një eksperiencë jo e mirë për të.
Kemi dëgjuar për yje të Hollivudit që herë pas here kalojnë periudha depresive të jetës apo preken nga probleme të ndryshme, që na duken larg realitetit të tyre, pasi na shfaqen çdoherë njësoj në skenë, shkruan pozitivi.org. Por, e vërteta është ndryshe. Problemet nuk egzistojnë vetëm në mesin e njerëzve të thjeshtë, e të varfër por ato janë pjesë e jetës së çdo personi, pavarësisht pozicionit që mund të ketë. Mjafton të kemi dëshirë t’i bëjmë gjërat me pasion dhe të punojmë për to, dhe çdo lloj sfide që do kalojmë një ditë do ta rrëfejmë si Bledi mes të qeshurash, si një pjesë të së shkuarës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




