Përkujtim! Gonxhja shqiptare e përjetshme, Nënë Tereza simbol i paqes në botë
Më datë 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, të drejtuar nga Papa Françesku.
Që nga kjo ditë e shenjta Nënë Terezë në të gjithë Vatikanin nderohet me emrin “Shën Tereza e Kalkutës”, ndërsa për të gjithë botën, u shqua në gjirin e Kishës Katolike Romane si Nënë Tereza prej akteve të bamirësië dhe mesazhet e përjetshme pozitivie që ka dhënë për çdo shoqëri.
Një vit më parë nga sot, Papa Francesku i cili drejtoi këtë ceremoni solemne, para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror Shën Pjetër në Romë, e në prani të autoriteteve më të larta të Shqipërisë, Kosovës, Indisë dhe të dhjetëra shteteve të tjera që kishin dërguar delegacionet e tyre, lartësoi veprën e Gonxhe Bojaxhiut në tokë duke u kërkuar të pranishmeve që ta përdorim si frymëzim në përditshmëri, shkruan pozitivi.org.
Ky shenjtërim foli shqip. Në një pjesë të ceremonisë klerikët shqiptarë bënë lutjen e parë në gjuhën shqipe, në shenjë përkujtimi për veprat e saj të pavdekshme e të trashëgueshme ndër vite, shkruan pozitivi.org. Të flasësh për veprat e Gonxhes nuk mjaftojnë libra të tërë. Mbarë bota e njeh për humanizmin, simboli i paqes, shpirtin bujar, dhe jetën kushtuar nevojtarëve. Ndërsa Shqipërinë vazhdon ta lartësojë me emrin e saj edhe sot e kësaj dite në botë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, kështu është shprehur Bill Clinton në qershor 2002.
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri. Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, tha Nënë Tereza.
Humanistja shqiptare njihet në mbarë botën për misionet e bamirësisë, Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri.
Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. E shumë e shumë të tjera…
Thënjet më të bukura të Nënë Terezës sipas pozitivi.org:
1. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
2. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
3. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
4. Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.
5. Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.
6. Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
7. Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
8. Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.
9. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
10. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
11. Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
12.Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
13. Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.
14. Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.
15. Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë diçka të bukur së bashku.
16. Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.
17. Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të mësojmë se si të falim.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
