Pushtetari përballë qytetarit në Kashar
07/06/2018 Shpërndaje

Pushtetari përballë qytetarit në Kashar

“Pushtetari përballë Qytetarit” është ndër ato projekte që ka synuar ballafaqimin e qytetarëve me të zgjedhurit vendorë për të dhënë llogari sa i kanë mbajtur premtimet e bëra në fushata zgjedhore. Në forumin e organizuar nga Infinit Plusi në njësinë administrative Kashar banorët parashtruan një sërë problemesh që kanë lidhje me pronësinë, zgjatjen e hallkave burokratike, mungesë investimesh në kopështe, çerdhe publike si dhe në infrastrukturë rrugore.

Administratori i njësisë Erin Çatri u vu përballë pyetjeve dhe interesimit të banorëve. Fillimisht z.Çatri bëri një përshkrim të punës së derimëtanishme të bërë në njësinë që drejton, duke theksuar vëmendjen e kushtuar nga Bashkia e Tiranës për hapësirat larg qendrës së qytetit. Forumi u pasua me diskutime lidhur me probleme konkrete të ngritura nga çdo banor që ishte i pranishëm, të cilat i gjeni të pasqyruara në videon e mëposhtme.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.