PE3S, një këngëtar prej Dibre po rritet në Amerikë
22/11/2019 Shpërndaje

PE3S, një këngëtar prej Dibre po rritet në Amerikë

etrit Veliu, është i riu nga Sohodolli i Dibrës i cili i ëshë futur tashmë botës së bukur të muzikës. Shkollën fillore e ka kryer në Sohodoll, ndërsa gjimnazin në Peshkopi. Prej disa vitesh ai, jeton me familjen në Amerikë.

Petriti kur jetonte në Sohodoll të Dibrës Foto e marrë nga profili i Petritit në facebook

Dëshirat e tij për artin kanë qenë të hershme dhe me çfarë duket ka filluar t’i shfaq ato më së miri kohët e fundit. Nën pseudonimin PE3S, ai prej kohësh poston këngët e tij në Instagram dhe në youtube dhe numri i mbështetësve të tij sa vjen e rritet.

Ajo çfarë të bën përshtypje nga ky djalë i ri dhe me ambicje, janë tematikat që kanë tesktet e tij, shkruan Dibraon. Ato nisin prej tek njerëzit më të dashur, nëna, familja, dhe përfundojnë në çështje abstrakte, si krenaria, arsyet e jetës dhe forca që iu duhet njerëzve për të ecur përpara.

Petriti me vëllain, Redonin, cili e mbështet shumë në anën teknike të këngëve

Instagrami është një rrejt social që e përdorin të rinjë, dhe iu jep atyre shumë mundësi për shfaqur talented dhe idetë. Petriti po e shfrytëzon më së miri këtë aspekt të instagramit duke shfaqur talentin e tij.

Në gjithë këtë, gjetja më interesantë është  #1minutesaturday, ku Petriti bën poezi të shkurtra nën ritmin e një muzike hip-hop që nuk zgjasin më shumë se një minutë dhe i poston çdo të shtunë, duke i sjellë kështu me një stil shumë të veçantë. Njëra prejt tyre ëshë edhe “Mos u dorëzo”, e cila ka marrë mbi 34 mijë shikime në Instagram.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.