Ermal Meta krenon shqiptarët, triumfon në “Sanremo 2018”
11/02/2018 Shpërndaje

Ermal Meta krenon shqiptarët, triumfon në “Sanremo 2018”

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal  Meta dhe Fabrizio Moro kanë triumfuar në edicionit të 68-të të Festivalit më të madh të muzikës italiane Sanremo 2018, duke rrëmbyer çmimin e madh me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Rreth 20 kandidatë kanë konkuruar për këtë çmim kaq të rëndësishëm në finalen e e madhe që u zhvillua në Teatrin Ariston në San Remo, por Meta ia ka dalë mbanë së bashku me këngëtarin Italian Moro, të cilët do përfaqësojnë Italinë në Eurovision në Lisbonë të Portugalisë.

Kujtojmë se kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” rrezikoi të skualifikohej nga gara pasi u akuzua për ngjashmëri të mëdha me këngën “Silenzio” e prezantuar në “Sanremo Giovani” në vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvani e Gabriele De Pascali me këngën aktuale.

Mirëpo pas verifikimeve “Rai” dha lajmin e mirë se kjo këngë  nuk kishte përse përjashtohej nga konkurimi, ndonëse ka ngjashmëri në disa fragmente me këngën  “Silenzio”, nuk ka shkelje të rregullave të festivalit.

Meta dhe Moro që në fillimet e festivalit janë konsideruar si pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e edicionit të 68, ndërsa tanimë e kanë marrë në dorë fitoren. Padyshim që Ermal Meta ka arritur të bëjë krenar çdo shqiptar me suksesin e tij.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.