Pak parkime, shumë gjoba dhe… “big brother”, si monitorohemi me kamera në çdo lëvizje automjeti
Më shumë gjoba të vendosura e më pak gjoba të pa paguara. Kjo është situata sot me ndëshkimet e drejtuesve të mjeteve. Policia ka investuar në mjete teknologjike që të verifikojë çdo automjet të ndaluar apo në lëvizje në kohë reale, dhe ta gjobisë atë po në kohë reale. Por duhet njohur edhe lehtësia që tashmë edhe qytetari mund ti paguajë gjobat online.
Pse janë shtuar gjobat?
Arsyeja është e thjeshtë: Gjatë viteve 2020-2021 ka pasur më pak lëvizje për shkak të pandemisë.
Për çfarë gjobitemi më shpesh?
Edhe kjo është një pyetje që i gjendet lehtë përgjigja: Për parkim të gabuar. Edhe arsyeja dihet: Për shkak të mungesës së parkimeve në Tiranë.
Masa e gjobave, përse disa herë janë më të “kripura”?
Çdo shkelje ka një masë të caktuar ndëshkimore. Gjobat më të lehta janë për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve ndërsa më shumë ndëshkohen automjetet e tonazhit të rëndë.
Masa e gjobës që vendos një polic i qarkullimit rrugor është e mirëpërcaktuar me rregullore e nuk varet nga dëshira e policit, të paktën ligjërisht.
Diferencën në masën e gjobës e bën historiku i shoferit në 2 vitet e fundit që nga dita e ndalimit për shkelje nga polici i qarkullimit rrugor.
TABELË 2
Të rinjtë mbeten më të padisiplinuarit. Nxitur nga “rebelimi”i moshës e shumë arsye të tjera mbajnë rekordin e shkeljeve.
Në fund policia e Tiranës e ka gjetur rekordmenin e saj mes drejtuesve të mjetit. Eshtë një person që shënon 62 gjoba për të njëjtën shkelje të kodit rrugor, mbajtjen e makinës me xhama të zinj.
E qartë përse ka më shumë gjoba, apo shumë qytetarë kanë humbur patentat e tyre, duke u detyruar edhe të hyjnë në test nga fillimi.
Ndërkohë që qytete si Tirana kanë më pak rrugë e sheshe parkimi, policia ka gjithnjë e më shumë mjete për të verifikuar shkeljet.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
