Një zgjedhje e vështirë: Të emigrosh apo të qëndrosh në Shqipëri?
11/05/2023 Shpërndaje

Një zgjedhje e vështirë: Të emigrosh apo të qëndrosh në Shqipëri?

Në kohën kur vendi ynë po përjeton një valë të re të emigrimit, është e rëndësishme të shohim mundësitë që na ofron vendi ynë para se të vendosim të emigrojmë. Marsel Haka, një aktivist i ri, e ka theksuar se është kthyer në mentalitetin shqiptar të bëjmë shkollë për të marrë zhvillim, ndërkohë që shoqëria jonë ka në dorë të ardhmen e saj dhe të vendit.

Për shumë të rinjë dhe shqiptarë, largimi nga vendi ynë është shpeshherë alternativa e vetme për të gjetur punë dhe për të zhvilluar potencialin e tyre. Megjithatë, largimi nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk duhet të shihet si e tillë. Studimi dhe eksplorimi i mundësive që na ofron vendi ynë është thelbësor për të zgjidhur problemet e zhvillimit dhe për të ndryshuar këtë trend të emigrimit.

Në fakt, tre arësyet kryesore pse të rinjtë largohen nga Shqipëria janë zhvillimi arsimor dhe mësimdhënia që nuk është në nivelin e duhur, paga e ulët dhe papunësia e ardhshme. Kjo është shumë e trishtueshme, pasi vendi ynë ka një potencial të madh për zhvillim dhe për të ofruar mundësi të shumta për të rinjtë.

Për të bërë që Shqipëria të jetë një vend më tërheqës për të rinjtë dhe për të ndalur emigrimin, është e rëndësishme që të gjithë ne të studiojmë atë që do të ndjekim dhe të krijojmë ëndrrat tona të vërteta. Nëse do të shkojmë për mjekësi, për shembull, është e rëndësishme të kuptojmë nëse ka të ardhme kjo degë në vendin tonë.

Pavarësisht nga arsyet përse shumë shqiptarë emigrojnë, shumë prej tyre nuk kthehen pasi janë përballur me pengesa dhe diskriminim jashtë vendit. Një vend i huaj nuk mund të japë atë që mund të na japë vendi ynë, dhe shumë shqiptarë janë përballur me diskriminim dhe racizëm edhe në vitin 2023.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.