Olti Bushi: WhatsApp web mund të  hakërohet përmes kompjtuerit?
17/02/2023 Shpërndaje

Olti Bushi: WhatsApp web mund të hakërohet përmes kompjtuerit?

WhatsApp është bërë platforma e komunikimit më e përdorur në të gjithë botën.
Çdo ditë, WhatsApp transmeton 7 miliardë mesazhe, megjithatë të shtypësh çdo mesazh në telefon nuk është aq efikas sa të shkruash në një tastierë kompjuteri ose laptopi. Prej disa vitesh është bërë e mundur që të përdorët WhatsApp edhe në një pajisje Windows në 2 mënyra, duke përfshirë përmes webit WhatsApp në një kompjuter, ose web Whatapp në laptop ose tablet. Kjo është e përkryer për të mbajtur kontakt, veçanërisht kur jeni në punë, megjithatë, mund të përdoret gjithashtu kur bateria e telefonit tuaj mbaron nëse nuk keni akses në një të tillë. Krahas avantazheve të përdorimit të whatapp në kompjuter, inxhinieri Olti Bushi për pozitivi.org theksoi që përdorimi i këtij aplikacioni në kompjtuer rrezikon dhe të hakërohet.

Përdorimi i whatApp në kompjuter është një mundësi e mirë që solli risi për këtë aplikacion, por cilat janë avantazhet njohim akoma, për cfarë mund ta përdorim?

Përdorimi i whatApp në kompjuterin personal ka lehtësi në të shkruar, pasi përdore tastieren e kompjuterit, që e bën të lehtë të shkruarin. Dërgimi i materialeve është një lehtësi tjetër. Nuk konsumon baterin e telefonit  dhe lejon kalimin e përdorimit midis telefon dhe aplikacionit në kompjuter si edhe nuk dublon  memorien nëse përdoret në kompjuter.

Cilat janë rreziqet e hakimit dhe çfarë mund ti bëjë një haker whatapp-it tonë personal?

WhatApp është pjesë e kompanisë Meta dhe është një nga platformat më popullore dhe të përdorura. Më shumë se 1 miliard përdorues përdorin whatApp si mënyrë komunikimi.

Nuk është surprizë që elemente të sigurisë, të shfaqen në këtë platform gjigande.

WhatApp promovon sa herë elementet e përditësuara të sigurisë, por nga ana tjetër ka shumë raportime për nxjerrjen e të dhënave, hakërime, përdorime të pa autorizuara. Në radhe të parë është shumë e rëndësishme që të mos pranohen mesazhe të cilat vinë në whatApp nga numra të cilët nuk i njihni. Sigurohuni që mesazhi që ju vjen është nga një person më të cilin ju e njihni ose doni të komunikoni. Asnjëherë mos hapni mesazhe nga kontakte të pasigurta të cilët në brendësi kanë faqe web (link). Dhe këshilla më e rëndësishme është që kur të instaloni aplikacionin të siguroheni që është marrë nga whatsapp pasi në qarkullim ka shumë “platforma” të ngjashme por që nuk janë whatApp.

Përdorimi i shkujdesur mund të sjelli pasoja serioze në ruajtjen e të dhënave tuaja.

Si ta kuptojmë nëse aplikacioni është hakëruar përmes kompjuterit?

Ashtu si edhe në telefon, whatApp ka disa funsione për të kontrolluar nëse dikush në mënyrë të pa autorizuar ka aksesuar llogarinë tuaj të cilat po i përmëndim këtu:

  1. Personalizoni statusin tuaj, pasi kushdo që mund ta aksesoj një nga gjërat që do të bëj është ndryshimi i statusit. Në të ka info se kur është ndryshuar për herë të fundit gjë që mund t’ju japi një indicje.
  2. Kontrolloni sesionet e fundit të mesazheve që keni marrë dhe dërguar nëse korrespondojnë me ato që keni komunikuar me herët.
  3. Nga telefoni te opsioni “pajisjet e lidhura” kontrolloni se në cilat pajisje të tjera është i hapur. 

Nëse whatApp mbetet i hapur në një kompjuter cfarë rreziqesh mund të ketë?

Këtu rekomandohet gjithmonë përdorimi i fjalëkalim për të mbrojtur kompjuterin apo çdo pajisje tjetër ku ju nuk doni që të përdorët pa autorizim. Përditësimet e fundit të whatApp mundësojnë që edhe nëse keni harruar whatApp hapur në kompjuter, fare thjeshtë duke shkuar te opsioni “pajisjet e lidhura” kontrolloni statusin e pajisjes së lidhur dhe të shtypni funksioni “dil” ( logout) nga whatApp web i lindur në kompjuter.

Cfarë duhet të kemi parasysh kur hapim whatApp në kompjuter dhe a mund të përdorim whatApp nga një telefon, nëpërmjet faqes së internetit dhe nëpërmjet aplikacionit desktop?

Ky është një funksion që sjell lehtësi për përdorimin e whatApp në pajsije të ndryshme dhe mund të përdoret njëkohësisht si në kompjuter por edhe në telefon. Për ta hapur në kompjuterin tuaj personal më parë do të skanoni kodin e shfaqur në web, të jepni miratimin për përdorim  sipas mënyrës më të lehtë tuajen.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.