Ollga Mato shqiptarja që ushtron akrobaci në Gjermani
Ollga Mato prej vitesh jeton në Gjermani. Ajo është punonjëse sociale në profesion por e apasionuar pas akrobacisë. Natyra është vendi ideal që ajo e shfrytëzon si një mundësi për të ushtruar akrobacinë që quhet pole dance. Duket disi e rrezikshme por Ollga e praktikon herë pas herë pole dance, madje shpreson që një ditë të ketë mundësinë për ta sjell dhe në Shqipëri. Për pozitivi.org Ollga nga Gjermania na njeh më tepër me akrobacinë pole dance.
Ollga si të ka lindi dëshira për tu marrë me akrobaci?
Deri në moshën 30 vjecare, përvec xhirove në mëngjes në qytetin e Elbasanit nuk mbaj mend të kem vrapuar apo te ushtroj ndonjë sport. Gjithsesi jam rritur me sportdashës në familje, duke qënë se motra ime ka bërë profesionalen e sportit në Durrës dhe vëllai im ushtronte sporte të ndryshme si boksin apo Thai Box në Irland. Gjatë këtyre viteve duke udhëtuar vetëm në vende të ndryshme të Azisë apo Amerikës Latine shpesh si grua je akoma më shume e përballur ndaj rreziqeve naten apo në vende të ndryshme. Për këtë arsye mendova të filloja boxin për të mësuar se si të vetëmbrohesha. Muajt e parë mu desh të motivohesha të ikja duke qënë se nuk e kisha shumë pasion sportin por sa më shumë kalonte koha aq me më shumë deshirë ikja. Ndjenja dhe adrenalina gjatë ushtrimit të boksit ishin aq të mëdhaja dhe ngjitëse sa nuk mund të rrija me pa shkuar.
Na trego disa sekrete për të bërë akrobaci?
Kudo ku udhetoja ndjehesha me e pavarur dhe si pasoje vetebesimi mu rrit si dhe ana fizike pati anën pozitive si shtimi i muskujve, lidhja e trupit si dje energjis pozitive dhe fizike. Mbas nje viti qe ushtroja boks, rastesisht takova ne park mje mesuese pole dance dhe serial silk, e cila me ftoi ne studion e saj. Me kte sport rashe ne dashuri qe heren e pare dhe pse nuk mund te beja asnje lloj levizje ne hekur apo ne litar. Sado isha e fort ekzaksisht prej boksit, pole dance kerkonte mje lloj tjeter force, mbi te gjitha ne gishtat e duarve dhe krahë. Gjithsesi per tre vite vashdova te ushtroja te dyja sporter deri sa ngela shtatëzëne. Gjate shtatëzanisë dhe mbas saj mu desh te shkeputesha per shkak te komplikimeve te ndryshme megjithatë pak nga pak po rifilloj. Gjëja me praktike me serial silk pole dance është se mund ta ushtroj në shtëpi në park kur djali fle gjume. Shumë shpesh femijët në rrugë ndalojnë me prindërit dhe duan ta provojnë.
Sa e vështirë është të ushtrohesh si akrobate?
Aerial silk nuk kushton asgjë përvec se materialeve dhe një pemë të fortë ku mund të lidhet. Mbi të gjitha në Shqipëri është shumë praktike si sport duke qënë se ekonomia e shumë vajzave nuk është e mirë dhe për këtë sport do mjaftonin vetëm materialet. Dhe pse pole dance apo aerial silk shikohet me sy jo shumë pozitiv për shkak të reputacionit pë mua është nder sportet më të bukura dhe estetik. Gjithashtu kërkon dhe shumë force fizike dhe pse në pamje të pare duket e lehtë.
Ju keni vite në Gjermani, mendoni të riktheheni në Shqipëri për ta sjell në vendin tonë këtë akrobaci?
Shpresoj dhe besoj se një ditë do vij në Shqipëri do bëj workshop mbi të gjitha për vajza dhe gra diku në një park publik për ta prezantuar si sport dhe pse jo ndoshta dikujt do i hyj në zemër. Duke punuar prej 10- viteve në projekte sociale me gra, ëndrra ime është të ndikoj sadopak pozitivisht në inkurajimin e grave në sporte të ndryshme për ti forcuar psikologjikisht dhe fizikisht.
#gjermania #elbasan #durres
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
