Ofroi “pasurinë” në këmbim që ta vrisnin, qindra komentues mbështesin të riun
Një i ri ka tronditur përdoruesit e facebook, kur në një postim shkruante se do t’i ofronte të gjitha pasuritë e tij dikujt që do ta vriste. Në vend që të pranonin ofertën, qindra përdorues të Facebook i dhanë mbështetje për ta ndihmuar.
Rreth orës 5 ai shkruante: “Unë do paguaj dikë me gjithçka që kam për vetëm një favor … është ndonjëri i interesuar?” Më pas liston të gjitha gjërat me vlerë që kishte, duke përfshirë: “$ 300 + TV Xbox One, 360, PlayStation 2, rreth 100 lojëra, 60 DVD (dhe) 2 laptopë”. Kur e pyetën se cili ishte favori, ai u përgjigj thjesht: “Më vrit”.
Anëtarët e tjerë të faqes menjëherë komentuan duke i ofrur siguri, për të parandaluar atë çfarë mund të ndodhte. Një grua me emrin Daisy Zinxhiri shkruan: “Çfarë rëndësie kanë gjërat që do merrni kur do jeni në burg të akuzuar për vrasje? Ti nuk je vetëm”.
“Ke shumë për të jetuar”, komentoi Nick Lucas. “Më dërgoni mesazh sa herë që dëshironi të flisni,” shkroi Karen Holmes. “Ju lutem telefononi një anëtar të familjes apo një mik “, shkroi një tjetër. “Nëse kjo është një thirrje për ndihmë ka njerëz që do t’ju ndihmojnë. Ju nuk jeni vetëm. ”
Ndërsa një pjesë e madhe e komentuesëve e mbajtën të zënë duke i dërguar mesazhe shprese, një pjesëtar i komunitetit zbuloi vendndodhjen e tij. Menjëherë dikush tjetër lajmëroi policinë dhe shërbimet e emergjente për ndihmë.
Ajo çfarë e bëri të ndryshojë mendje për vetëvrasjen ishte edhe historia e treguar nga një person: «Të lutem telefono dikë ose të lejoni dikë t’ju ndihmojë. Unë kam humbur dikë në vetëvrasje dhe dhimbja nuk shuhet. Ata përreth jush do të jetojnë në dhimbjen të madhe. Merr ndihmë shoku im. Isha aty ku je ti një vit më parë. Tani jeta është e mrekullueshme. Besoni te vetja tuaj”, shkroi ai.
Më vonë siç shkruajnë lajmet australiane, nëna e tij komentoi në faqe duke thënë se djali i saj kishte shkuar vullnetarisht me shërbimet emergjente në një spitalin lokal. Ai është diagnostikuar dhe që tani po merr trajtim. Për më tepër, nënë e djalit që donte të vetëvritej shprehet e habitur nga fjalët inkurajuese të të gjithëve, njëkohësisht dhe falenderuese për përkujdesin.
Përmes komenteve dhe mënyrës si u drejtoheni të tjerëve keni në dorë të ndryshoni shumë gjëra, mund të shkaktoni tragjedi ose mund të bëni mrekulli, duke ndihmuar të tjerët.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



