Çifti kanadez shpenzon pushimet duke ndihmuar të prekurit nga zjarri në Kaliforni
Destinee dhe Paul Klyne kishin planifikuar të kënaqnin veten me pushime relaksuese në Kaliforninë Veriore megjithëse udhëtimi i tyre përfundoi në të kundërtën e relaksimit. Gjithçka mori më tepër kuptim.
Çifti kanadez nga Penticton, British Columbia fillimisht do të qëndronte në AirBnb në Paradise. Ndërsa zjarret përhapeshin nëpër zonë, kabina që kishin rezervuar për udhëtimin e tyre u dogj në flakë.
Pra, në vend që të anullonin fluturimin në Kaliforni, ata vendosën t’i përdorin pushimet për një qëllim më të madh sesa t’i shërbenin vetes.
Ata gjetën një vend për të qëndruar në Sacramento dhe më pas kaluan çdo mëngjes duke ndihmuar viktimat e zjarrit. Me donacione shtesë që vinin nga miqtë dhe familja e tyre, Destinee dhe Paul dhuruan për të evakuuarit, shërbyen mijëra ushqime, mbushën rezervuarët e gazit dhe ofruan ndihmë kudo që ishte e nevojshme.
“Është kaq e bukur të jesh në gjendje të sjellësh frymën kanadeze të të dhuruarit, të dhembshurisë dhe bujarisë”, tha Destinee.
Si shpërblim për ndihmën që kanë dhënë Destinee tha: “Kam marrë më shumë përqafime nga të huajt sesa kam marrë gjatë gjithë jetës time”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
