Oficerët risjellin atmosferën e festave për familjen, zëvendësojnë zbukurimet e vjedhura
21/12/2018 Shpërndaje

Oficerët risjellin atmosferën e festave për familjen, zëvendësojnë zbukurimet e vjedhura

Një javë pasi një familjeje në Maryland i kishin vjedhur dekorimet e Krishtlindjes nga oborri i përparmë, policia e qarkut u erdhi në ndihmë duke ua rivendosur sërish frymën e festës.

David dhe Vanessa Surles ishin duke shkuar në pazar për të marrë dekorime të reja kur dy oficerë mbërritën në shtëpinë e tyre dhe ua bënë të ditur se nuk kishin nevojë të blejnë ndonjë zbukurim. Davidi dhe Vanessa u kthyen në shtëpi dhe gjetën dekorime Krishtlindjesh të reja.

“Fqinjët po na merrnin në telefon për të na lajmëruar se disa njerëz ishin në oborrin tonë pas natës tjetër”, tha David për FOX 5. “Por këto nuk po merrnin asgjë. Ne te vertete po na bënin një të mirë”.

Zyrtarët që blenë dhe vendosën zbukurimet e reja dëshirojnë të mbeten anonimë. “Ata e bënë këtë nga mirësia e zemrës të tyre, kështu që ne do t’ua respektojmë dëshirën për të mbetur anonim. Ne nuk do t’i tregojmë botës se kush janë ata, por ne do t’i tregojmë botës sa krenarë jemi për ta dhe për zemren e tyre të madhe”, tha në një deklaratë zëdhënësja e policisë së qarkut Prince George’s, Jennifer Donelan.

© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.