Nuk mundi të gjejë dado, profesori mban foshnjën e studentit në klasë
04/03/2019 Shpërndaje

Nuk mundi të gjejë dado, profesori mban foshnjën e studentit në klasë

Profesori i një kolegji është duke u lavdëruar se ka mbajtur gjatë ligjërimit në klasë fëmijën e një studenti që është baba, për ta ndihmuar.

Nathan Alexander, një profesor i matematikës në Morehouse College në Atlanta, GA, u fotografua duke mbajtur foshnjën e një studenti gjatë një ligjërate këtë të premte.

“Studenti erdhi në klasë sot me fëmijën e tij për shkak se nuk kishte gjetur dado dhe se s’kishte askënd tjetër që të kujdesej për të ndërsa ishte në mësim. Profesori im NATHAN ALEXANDER tha: Unë do ta mbaj fëmijë,  që ju të mund të merrni shënimet mirë”, shkroi Nick Vaughn në Tëitter.

Profesori komentoi në postimin e studentit dhe e falënderoi për fjalët e mira, ndërsa shtoi se këtë e ka bërë sepse e vlerëson dashurinë. “Unë e vlerësoj dashurinë!”, ka komentuar profesori.

Pas përfundimit të orës së mësimit, Aleksandri vazhdoi ta mbante fëmijën ndërsa u përgjigjej pyetjeve të studentëve.

“Jo vetëm që dha mësim gjatë gjithë orës me fëmijën në krah, por qëndroi edhe pasi mbaroi mësimi në klasë duke ndihmuar studentët që kishin ndonjë pyetje lidhur me ligjëratën e sotme, me fëmijën ende në krahë siç shihet në fotografi”, tha Vaughn në një tjetër postim.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.