Njihuni me djalin që i zuri karrigen Ramës në Kuvend, ka një mesazh të fortë
30/11/2017 Shpërndaje

Njihuni me djalin që i zuri karrigen Ramës në Kuvend, ka një mesazh të fortë

105 vjetori i shpalljes së pavarësisë mblodhi bashkë qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë në Korçë dhe Vlorë, duke e lënë të lirë parlamentin për të diskutuar për një pjesë të rëndësishme të shoqërisë, personat me aftësi të kufizuara. Kuvendi u mbush plot me aktorë të ndryshëm të shoqërisë, brenda dhe jashtë vendit, ndër to dhe Klodi Karai, një djale me aftësi të kufizuara, njëkohësisht pjesë e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Klodi kishte mundësinë të ulet për herë të parë në karrigen e kryeministrit Rama nga ku shihet gjithë Kuvendi. Ndërsa çdo ditë të jetës dhe punës së tij shumë herë dhe vullnetare, ka parë dhe përjetuar një realitet të ashpër dhe ekstrem me të cilin përballen personat me shikim të dobët. 30 vjeçari tregon për pozitivi.org, se më datë 28 nëntor ulur në karrigen e kryeministrit vetëm ka ngritur zërin për ta ndryshuar këtë realitet. Rrallë herë ndodh që një person me aftësi të kufizuara të ketë vullnetin e tij. Për këtë janë habitur dhe europianët, të cilët vonë e kanë kuptuar që Klodi është me aftësi të kufizuara.

Në intervistën  e dhënë për pozitivi.org Klodi tregon çfarë përjetoi ulur në atë karrige, vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, si dhe ka një mesazh të fortë për politikanët dhe njerëzit. Ndryshimi nis nga vetja, ndryshimi bëhet me përpjeket tona. Klodi është vërtet ndryshe sepse ka vite që përpiqet, ka dhënë kontributin e tij vullnetar për të verbërit megjithëse dhe vetë nuk ka shikim të plotë. Është vlerësuar si vullnetari më i mirë nga Bashkia e Tiranës në përkujdesje të personave me aftësi të kufizuara, por mendon sa ka shumë për të bërë. Njihuni me Klodin dhe bëni përpjekjen tuaj.

Intervista për pozitivi.org me Klodi Karai:

Pozitivi: Kush është Klodi, dhe cila ishte arsyeja që ishe më datë 28 në Parlament?

Klodi Karai: Jam Klodi Karai, 30 vjeç dhe vij nga Tirana. Unë dje isha i ftuar në parlament sepse unë merrem me  persona me aftësi të kufizuara, kujdesem  për persona me aftësi të kufizuara. Ka punuar në shumë vende europiane si vullnetar. Kam punuar dhe tek  shoqata e të verbërve në projekte të BE në ndihmë të personave të verbër.

Kam vite që e bëj këtë punë. Po ashtu dhe vetë jam anëtar i shoqatës së verbërve sepse unë nuk shikoj, kam shikim të pjesshëm.

Përveçse kam  qenë i punësuar me projekte të BE, kam vite që merrem me p.a.k. Kam vite që merrem  me këtë projekt të BE dhe në parlament isha i ftuar për të folur në lidhje me personat që nuk shikojnë. Jam pjesë e fundjavë ndryshe. Kam qenë në shumë vende të botës si misionar dhe vullnetar në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. Pavarësisht se jam vetë person me aftësi të kufizuara, kam pasur gjithmonë dëshirë të ndihmoj tjerët dhe do vazjdoj ta bëj sa të kem mundësi.

Kam qenë vullnetar në Itali, Francë, Zvicër, Holandë. Kam punuar në qendra ku ka persona me aftësi të kufizuara por kur ata e kanë kuptuar që unë vetë jam person me aftësi të kufizar dhe bëj punë vullnetare e kanë vlerësuar shumë. Po ashtu  kam bërë një free festival në një zonë antike. Kam marrë dhe medalje nga bashkia e Tiranës  në maratonën  e Tiranës si vullnetari më i mirë i personave me aftësi të kufizuara.

Pozitivi: Si ishte të shkelësh në Kuvend dhe të uleshe në karrigen e kryeministrit Rama?

Klodi Karai: Të ulesh në karrigen e kryministrit do të thotë që në rradhë të parë duhet të jemi shumë social, shumë të komunikueshëm,  shumë të qetë. Nëse një person të bën akuza, pavarësisht se mund të jenë politike duhet të jemi të komunikueshëm, duhet ti vërtetojmë. Nuk duam më  sharje dhe përplasje sepse nuk përfaqësojnë asgjë.

Duhet  të flasim më shumë për personat me aftësi të kufizuara, për vuajtjet e tyre , për varfërinë shumë ekstreme në të cilën jetojnë. Unë kam bërë një sondazh së fundmi dhe varfëria me të cilën përballen njerëzit e verbër është ekstreme. S’ka ku  të shkojë më kjeq, ende lahen me kanaçe. Të ulesh në atë karrige të jep një përgjegjësi akoma më shumë dhe i thua vetes që unë duhet të bëj diçka për ta ndryshuar këtë situatë… Nuk është çështja vetëm rrugë, rrugë, kur nuk ka gjëra minimale. Unë atje isha i ftuar mes njerëzve me shumë influencë, diplomatë dhe vetëm kam  ngritur zërin për farvërinë, që duhet t’i shikojmë në sy njerëzit në nevojë për të kuptuar situatën në të cilën janë dhe ëpr të vënë veten në vendin e tyre.

Thjesht m’u duk një sallë luksi, një karrige luksi që i jep dikujt, një politikani privilegjin të ulet aty i krekosur me një kostum mbi 10 mijë euro ose 20 mijë euro. Thjesht të jep një përgjegjësi më shumë, të jep përgjegjësi të jesh me këmbë në tokë, sepse në fund të fundit të gjithë jemi njerëz  të zakonshëm.

Pozitivi: Cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat përballen të verbërit dhe çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën?

Klodi Karai: Unë mendoj se shoqëria dhe insitucionet mund të bëjnë shumë për personat me aftësi të kufizuara. Të gjithë institucionet e kanë targun ligjor të bëjnë diçka por s’kanë bërë deri më tani.

p.sh Në gjykatë duhet të ketë një sistem audio që një person i verbër të shkojë të dëgjojë një seancë gjyqi apo dhe diçka tjetër, por këtu tek ne s’ka.

Personat me  aftësi të kuizuara kanë shumë probleme si aksesi në shkolla, universitete, spitale nëpër fshatra për shembull iu mungojnë ilaçet… dhe shumë necoja bazike tjera të paplotësuara. Ato kanë shumë vështirësi  në shumë vende, nuk kanë akses në informacion,  ende lahen me kanaçe. Një person  që merr 100 mijë lekë do marrë ilaçe për t’u kuruar apo do të plotësojë nevojat e tjera bazike.

Autobuzat dhe semaforët nuk janë të përshtatur për p.a.k.  Në shumë vende të botës semaforët janë me akustikë, sa të afrohet një i verbër semafori flet dhe të udhëzon kur është e kuqe e kur jeshile, pasi kjo ta lehtëëson majft punën. Një person ka vendin e vet në autobus por këtu tek ne nuk e zbatojnë. Pritjet nëpër sportelet shtetërore është një tjetër problem, mes mungesave tjera.

Klodi Karai: Çfarë mesazhi ke për politikanët, institucionet përkatëse dhe për shoqërinë?

Pozitivi: Unë jam grupi i dytë por  lëviz nuk është se më pengon shumë. Mesazhi im është që do doja që të gjithë politikanët të mbyllin sytë, të ecin nëpër rrugët e Tiranës ose të provojnë sa vuajnë personat me aftësi të kufizuara. Të ulen një ditë në karrocë dhe të provojnë çdo gjë, se sa të pashpresë që ndihen p.a.k me kushtet që ka këtu. Dua që të ndryshojnë gjërat, të zhvillohemi si vendet e tjera dhe të krijojmë kushte për një jetesë të drejtë edhe për  personat me aftësi të kufizuara.

 

 

 

 

 

© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.