I “shpëtuan” fatit të adoleshentit që vdiq nga plumbi “qorr”, si festoi Tirana mbi çati (VIDEO)
03/01/2018 Shpërndaje

I “shpëtuan” fatit të adoleshentit që vdiq nga plumbi “qorr”, si festoi Tirana mbi çati (VIDEO)

2017 një vit i mbushur plot me ngjarje të rëndësishme tashmë është lënë pas. Jemi zyrtarisht në 2018, në ditën e 2 të festës së Vitit të Ri. Mbrëmja e 31 dhjetorit ka kaluar në një atmosferë festive në Tiranë, në çdo qytet e shtëpi shqiptari . Edhe këtë vit spektakli i përvitshëm i fishekzjarreve është organizuar në sheshin “Skënderbej”, raporton pozitivi.org.  Sheshi ka qenë i mbushur plot me qytetarë nga rrethe të ndryshme, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre duke krijuar një atmosferë të këndshme, siç  ndodh çdo herë për Vitin e Ri.

Gjithçka ka qenë nën kontrroll nga ana e  institucioneve shtetërore. Ishin marrë masa për të disiplinuar situatën me trafikun dhe për të shmangur incidentet gjatë festimeve. Përgjithësisht nuk u shënuan incidente të rënda , duke përjashtuar këtu  rastin e 16 vjeçarit nga Rubiku, që u qëllua me një plumb ndërsa kishte dalë në çatinë e shtëpisë  për të hedhur fishekzjarre.

K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin ishte viktima e parë e 2018. Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin është ende nën hetim, pasi sipas ekspertëve të policisë adoleshentin e ka zënë plumbi “qorr” i një banori të lagjes, kur ka dalë në çatinë e shtëpisë për të hedhur fishekzjarre, siç bëri e gjithë bota. Fatkeqësisht, kjo i kushtoi jetën.  Policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë, Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika, të cilët qëlluan me armë zjarri, pikërisht në kohën e ndërrimit të viteve, në lagjen ku humbi jetën 16-vjeçari.

Për fat të keq plumbi “qorr” zuri 16 vjeçarin, por kujtojmë se ka pasur edhe qindra familje mbi çatitë e tyre duke festuar minutat dhe orët e para të 2018. Kjo video  e Pozitivit tregon atmosferën e minutave të ndërrimit të viteve në një familje në Tiranë. E gjithë familja është ngjitur në tarracën e shtëpisë, fëmijë dhe të rritur bashkë, siç duket në videon e sjellë për Pozitivin kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve.

Ashtu si çdo vit, pas darkës së Vitit të Ri dhe festimeve me familjet, qytetarët bënë zgjedhje të ndryshme për të shpenzuar orët në vijm. Disa iu drejtuan lokaleve të natës në kryeqytet apo qytetet ku jetojnë, e të tjerë me familjen.  Ndërsa disa të tjerë, siç ishte familja e 16 vjeçarit, pësuan një tragjedi.

Gjuajtja me armë për festa dhe gëzime është traditë në Shqipëri dhe jo vetëm, por që duhet të lihet pas. Kjo është ‘traditë’ e imponuar e kohëve të hershme dhe jo të mira për popullin. Siç thuhet u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarëve… Nuk është “traditë” që duhet ndjekur askund sepse dënohet dhe me ligj. Kujdes, festoni por mos abuzoni! As për festa. Një gabim i juaji mund t’i marrë jetën dikujt tjetër.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.