7 vjeçarja blen ushqim për nevojtarët me paratë që fitoi
07/11/2017 Shpërndaje

7 vjeçarja blen ushqim për nevojtarët me paratë që fitoi

Një vajzë 7-vjeçare po përdor një fat të mirë për të ndihmuar të tjerët në nevojë.

Phoebe Brown ishte duke kryer punë me të ëmën javën e kaluar në Independence, Misuri, kur asaj i erdhi një biletë fituese prej 100 dollarësh.

Në vend që të përdorte paratë për veten, vajza vendosi t’i shpenzojë ushqime për njerëzit në nevojë.

Shpesh pyesim veten nëse fëmijët në këto ditë, po mendojnë vallë kështu? E në fakt duket se ka ende fëmijë të tillë, që mendojnë për humanizëm.

Phoebe pranoi se ideja e blerjes së lodrave për veten i pëlqente por sapo dëgjoi se nxënësit në shkollën  e saj ushqeheshin në mënyrë të konservuar, vendsoi të kontribuojë.

Vajza tha “Nëna ime, a mund ta bëjmë këtë?” Mamaja e saj Audrey Brown, kujtoi idetë bujare të vajzës dhe menjëherë tha “po”.

Familja shkoi në Walmart ku ata blenë një shumëllojshmëri të mallrave për nevojtarët.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.