Njerëzit e mirë falin shumë, por mos i bëni të largohen
Të vlerësosh të mirën në këtë botë të mbushur me maska është kthyer në një sfidë. Ekziston, në kontekst të urryer, nevoja për t’ia dalë në të gjitha sektorët, edhe në mënyra të dyshimta, sikur qëllimi të justifikonte mjetin.
Qëllimi është të jesh i lumtur pa lënduar askënd, pa tradhëtuar, pa mallkuar, pa lënduar tjetrin. Pse? Sepse gjithmonë duhet ta vëmë veten në vend të të tjerëve.
Në këtë botë, ndershmëria dhe impenjimi për të tjerët përfundojnë në gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur, sepse ajo që ka rëndësi vërtet është të ngjisësh shkallët e shtresave shoqërore, në punë, në jetë.
Shumë njerëz duan ende të besojnë tek qeniet njerëzore, tek miqësia e vërtetë dhe ndjenjat e sinqerta. Por ne përfundojmë duke i shkatërruar ato, duke i lëndar të tjerët dhe duke thyer besimin e tyre. Kjo për shkak të egos dhe sepse njerëzit sot kanë humbur sensin e të vlerësuarit të asaj që kanë.
Shumë nuk reflektojnë dhe nuk do ndryshojnë kurrë. Në fund të fundit, për ta është bota e gabuar, dhe jo ata.
Diçka është e sigurtë: Askush nuk mund të abuzojë me mirësinë e tjetrit gjatë gjithë kohës, sepse vjen një moment kur forca dhe durimi mbarojnë, edhe kur ka dashuri dhe ndjenja.
Sipas studimeve dhe ekeperimenteve sociale njerëzit e mirë falin shumë herë, tolerojnë dhe janë gjithmonë të gatshëm ta provojnë përsëri t’u japing të tjerëve një shans. Por kur largohen ata nuk kthehen më kurrë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
