Një studente nga Kosova në kolegjin më prestigjioz në Florida
27/04/2019 Shpërndaje

Një studente nga Kosova në kolegjin më prestigjioz në Florida

Donika Zeka është e vetmja studente nga Kosova që ka arritur të bëhet pjesë e kolegjit më prestigjoz në Florida ‘Rollins’. Ajo është 24 vjeçe dhe po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. E reja jo vetëm që është bërë pjesë e një prej universiteteve më të mira, por atje po arrin shumë suksese. Gjatë një bisede për Indeksonline, e reja nga Gjakova ka treguar për fillimin e rrugëtimit të saj akademik dhe anëtarësimit në shoqëri ndërkombëtare të njohura si “Phi Theta Kappa Honor Society’ dhe “National Society of Leadership and Suçess”.

“Rrugëtimi im akademik në US startoi në vitin 2015 në Valencia Community College, ku aty mora diplomën për “Associate in General Arts” me GPA 4.0 (qe e konvertuar në vlerën numerike të mesatares në Kosovë i bie 10.0). Për shkak të përformancës së lartë akademike mora ftesë të bëhem për dy vjet anëtare e nderit e ‘Phi Theta Kappa’, që është shoqëri nderi ndëkombëtare e kolegjeve dyvjeçare dhe programeve akademike për studentët. Përpos anëtarësimit tim në Phi theta Kappa, kisha marrë po ashtu ftesën të bëhem anëtare e ‘National Society of Leadership and Suçess’ (Shoqëri Kombëtare e lidershipit dhe suksesit” që është më e madhja në vend, ku studentët selektohen nga kolegjet duke u bazuar në të arritura akademike dhe potencialin udhëheqës”, ka thënë Zeka.

Përveç anëtarësimit në këto dy shoqëri prestigjioze, ajo arriti të fitojë bursën presidenciale (Presidencial scholarship), që jepet duke u bazuar në performacën akademike. Për shkak të arritjeve akademike të studentes nga Kosova, ajo u pranua nga kolegji më i njohur në Florida dhe që për vitin 2018 është renditur si kolegji më i mirë.

Bëhet fjalë për ‘Rollins College’, ku Zeka është studentja e parë nga Kosova që ka arritur të pranohet. Para dy vitesh ajo filloi studimet në Rollins dhe pret të diplomohet këtë vjeshtë. Për rezultatet e treguar se për shkak të mesatares së notave në çdo semestër ka qenë pjesë e ‘Dean’s list and President’s list’, Listave të Presidentit / Dekanit. Studentët vendosën në këtë listë nëse kanë notë mesatare prej 3.5 e më lart.

Në vitin 2015 ajo mori vizë studentore dhe nisi studimet në Amerikë, edhe pse larg familjes.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.