“Një mendje e papunë është sheshi i lojës së djallit”
“Një mendje e papunë është sheshi i lojës së djallit”. Dhe nëse jeni pjesë e përqindjes të njerëzve që thuhet se janë duke u shëruar nga varësia e drogës apo alkooli, mërzitja e pambikëqyrur mund të jetë shkaktar për rikthim në veset tuaja. Kur jeta e përditshme të duket e lodhshme dhe e pakuptimtë, arsyeja mund të jetë mungesa e motivimit ose e frymëzimit. Mund të ketë edhe një shkak mjekësor, siç është depresioni i cili mund të çojë drejt një mungese të përgjithshme interesi në aktivitetet e përditshme.
Për njerëzit që po shërohen, kjo dinamikë mund të jetë burim i mërzisë. Kur një person është mësuar të marrë sasi të mëdha droge, në momentin që po shërohet përpiqet ta lërë, kjo shkakton stres dhe mërzi. Rezultati mund të jetë një fenomen i njohur si “anhedonia”, e cila nuk është e pazakontë kur rimëkëmbesh. Anhedonia është një gjendje psikologjike e karakterizuar nga pamundësia për të nxjerrë kënaqësi nga veprimet normale.
Së dyti, rikuperimi i suksesshëm ndodh gradualisht, me kalimin e kohës, me praktikën e përditshme dhe me zgjedhje të shëndetshme jetese. Higjiena e mirë e gjumit. Një dietë ushqyese. Ushtrim i rregullt. Meditim i kujdesshëm. Pjesëmarrja javore në grupe mbështetëse të rimëkëmbjes. Ashtu si çdo rutinë, ndjekja e këtyre rregullave mund të bëhet e lodhshme., shkruan pozitivi.org. Atëherë, si mund të qëndrosh i angazhuar dhe i motivuar në rimëkëmbjen tënde kur të godet mërzia? Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të shfrytëzoni mërzinë në shërbim të rritjes se entuziazmit.
Pranoni dhe përqafoni mërzinë tuaj. Duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të pranoni atë që ndjeni para se ta kanalizoni mërzinë në një drejtim pozitiv. Duhet të njohësh emocionet e brendshme si mërzitja, të cilat shpesh mund të qëndrojnë jashtë sferës së vetëdijestuaj. Një mënyrë për ta bërë këtë është të kaloni vetëm disa minuta çdo ditë duke marrë frymë dhe duke skanuar me kujdes çdo mendim apo ndjesi që mund të përjetoni. Pasi të kuptoni ndjenjat përpiquni t’i kanalizoni në një linjë pozitive.
Nëse jeni të mërzitur, mund të ndodhë sepse keni qenë duke punuar, ose i lodhur nga rutina e përditshme për të marrë veten. Ajo që ju nevojitet është që të zgjoni pesë shqisat tuaja për bukurinë dhe çuditë e botës rreth jush. Ndaloni për disa momente për të marrë frymë, për të angazhuar të gjitha pesë shqisat dhe për të thënë “faleminderit”. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është natyra.
“Bëni çdi ditë një gjë që ju frikëson.” Unë nuk mund të gjej shërim më të mirë për mërzinë sesa ky rekomandim nga Zonja e Parë dhe Humanitare, Eleanor Roosevelt. Për disa prej nesh “një gjë çdo ditë” mund të jetë shumë ambicioze. Nëse po, provoni të shtoni vetëm një gjë të frikshme në jetën tuaj, që ju mund të angazhoheni për disa muaj dhe kjo do t’ju bëjë një person më të guximshëm dhe aventuresk. A jeni të tmerruar nga të folurit publik? A keni frikë të takoni njerëz të rinj? Praktikoni duke filluar biseda ndërsa jeni në një dyqan ushqimor. Njihni mëzinë, frikën që keni dhe përpiquni ta sfidoni atë edhe nëse e bëni gabim.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
