Një lulishte e re po ndërtohet në kryeqytet
11/08/2017 Shpërndaje

Një lulishte e re po ndërtohet në kryeqytet

Shatërvani që ndodhej tek “Zogu i Zi” në Tiranë do të shndërrohet në një minilulishte të vogël, në të cilën do të vendosen stola dhe një shatërvan më i vogël.

Kjo zonë e Tiranës është shumë e mbipopulluar, zhvillimi i këtij projekti të ri për ta kthyer rreth rrotullimin e “Zogut të Zi” në një sheshpushim për njerëzit është vlerësuar mjaft nga banorët e kësaj zone.

Punimet kanë nisur. Që nga pasditja e së enjtes shatërvani i vjetër është shmbur për t’u ndërtuar lulishtja.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.