Një letër që nuk do ta harroj kurrë
29/01/2019 Shpërndaje

Një letër që nuk do ta harroj kurrë

Kur isha në shkollë të mesme mbaj mend që kalova një ditë të keqe. (Kur kthehem pas në kohë te kjo ditë, tashmë si një i rritur, mendoj se vuaja nga depresioni dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja e asaj gjendje).

Unë shkova në shkollë me konvikt deri në veri dhe isha në orën e 3 të shkencës. Nuk e di çfarë më ndodhi, por dola jashtë klasës dhe shpërtheva në të qarë. U ngrita dhe u largova nga klasa, mësuesi më pa, por nuk përpiqej të më ndalonte.

Më vonë atë pasdite shkova në dhomën time të fjetjes dhe pashë në tryezë një kartë e cila ishte nga mësuesi. Në të shkruhej: “Unë nuk e di çfarë po ndodh me jetën tënde tani, por di të them që do bëhet më mirë dhe ne të gjithë kujdesemi për ty – nga z. Moore”.

Ishte një nga gjërat më të ëmbla që mund të kishte bërë. Tani jam 25 vjeç dhe akoma mendoj për atë akt të vogël mirësie dhe sa kuptim kishte për mua, sidomos në ato ditë të vështira që po kaloja.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.