Një koncert paqeje në zemër të luftës
09/03/2022 Shpërndaje

Një koncert paqeje në zemër të luftës

Në luftë po përcillen mesazhe paqeje. Mes gjithë tmerrit, vjen një moment lehtësimi. Anëtarët e orkestrës së Kievit kanë mbajtur një koncert në Sheshin e Pavarësisë së qytetit.

Të veshur me kapele dhe pallto ndërsa luanin në temperatura të ftohta, ata performuan pjesë të ndryshme, duke përfshirë himnin e Bashkimit Evropian, Ode to Joy të Beethoven.

Në pritje të një sulmi të mundshëm rus banda muzikore në Odesë ka menduar t’i japë kurajë popullsië duke performuar në qendër të qytetit edhe këngën “Don’t worry be happy – Mos u shqetëso ji i lumtur”

Videot në mediat sociale treguan një turmë të vogël që qëndronte në këmbë për të dëgjuar muzikë dhe duke valëvitur flamujt ukrainas. Drejtuesi, Herman Makarenko, tha se qëllimi ishte të promovonte thirrjen e qeverisë ukrainase për një zonë të ndaluar fluturimi në të gjithë vendin dhe për t’i dhënë fund luftës.

Ukrainë vijon të shkaktojë viktima civile dhe largime të mijëra njerëzve në kërkim të një strehimi të sigurtë.

Odesa është një nga qytetet më të rrezikuara. Qyteti – port i rëndësishëm në Detin e Zi, jeton pezull në pritje të një sulmi që mund të ndodhë nga një moment në tjetrin

/pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.