Një grua vazhdon traditën humane të bashkëshortit të ndjerë
Një grua në New Jersey po e mban akoma gjallë dashamirësinë e burrit të saj të ndjerë. Tradita e tij e mirë po përhapet edhe në qytete të tjera.
Çdo verë, Charlie Poveromo linte një frigorifer freskues plotë me shishe uji dhe ushqime jashtë për punëtorët e kanalizimeve, postarët dhe punëtorët e tjerë. Në mars, Charlie vdiq papritur nga një atak në zemër. Për të nderuar burrin e saj, gruaja e tij prej 37 vjetësh, Velvet, po e mban gjallë traditën e verës.
“Ndoshta 5 vjet më parë, ne ishim duke vuajtur prej një valenxehtësise gjatë verës dhe Charlie pa kamionin e mbeturinave pranë shtëpisë sonë të ngrihej lart dhe punonjësit ishin të zbehtë dhe djersiteshin me bollëk”, shkroi Velvet në Facebook.
“Ai erdhi me vrap në kuzhinë, mori një grumbull me gota plastike dhe kafenë tonë të madhe dhe që u tha punpnjësve të merrnin sa të donin. Atë pasdite, ai vrapoi në dyqan, bleu disa shishe uji dhe çanta me akull dhe të nesërmen në orën 6:30, ai i ngarkoi ato në një nga frigoriferët e dorës dhe prisnte që kamioni të rrokullizohej.
Pashë se si u ngjit në kamion dhe shpjegoi se, tani e tutje, pijet freskuese do t’i bëjë gati për ta gjatë gjithë verës. Pasi u përhapën fjalë, ne shpesh shihnim jo vetëm inxhinierët e kanalizimeve, por edhe punonjësit e DPP, punonjësit e policisë, zjarrfikësit, punonjësit e ndërtimit dhe të tjerë të ndalonin për një pushim, nën pemën tonë me shishe të ftohta uji në duar. Vitin e kaluar, ai zgjeroi menunë duke përfshirë stola dhe lëng portokalli”, shton më tej ajo.
Që pasi Velvet postoi në Facebook historinë e mësipërme, asaj i kanë ardhur pafund mesazhe dhe fotografi të njerëzve nga Florida në Kaliforni, të cilët kanë filluar të ndjekin të njëtën traditë si bashkëshorti i saj.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



