Dashuria nuk njeh luftë, martohet çifti ruso-ukrainas në kufirin SHBA-Meksikë
15/04/2022 Shpërndaje

Dashuria nuk njeh luftë, martohet çifti ruso-ukrainas në kufirin SHBA-Meksikë

Dashuria nuk njeh as luftë dhe as kufij. Shembullin më të mirë e ka dhënë një një djalë rus i cili martua me një grua ukrainase në Tijuana, qyteti më i madh kufitar që lidh Meksikën me Kaliforninë, për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se dhjetë mijë kilometra larg vendeve të tyre, rusi Semen Bobrovski dhe ukrainasja Darina Sakhniuk u martuan në zyrat e gjendjes civile të bashkisë së Tijuana.

Para pushtimit rus, çifti jetonte në Ukrainë dhe arritën të largoheshin nga vendi dhe të mbërrinin në Tijuana dy javë më parë për të aplikuar për statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane lejuan që Semen të hynte në SHBA vetëm si refugjat, pasi komuniteti rus nuk është lejuar të hyjë në vend që nga fillimi i luftës. Të vetmit rusë që lejohen të hyjnë në SHBA janë ata që mund të vërtetojnë me një dokument se kanë familje atje.

Për shkak të kufizimit, çifti i kërkoi drejtorisë komunale të shërbimeve të emigrantëve në Tijuana mbështetje për t’u martuar.

Semen Bobrovski:  Epo, në thelb nuk kemi menduar kurrë për këtë, nuk kemi menduar kurrë që ne të martohemi në një vend tjetër, sepse e planifikonim dasmën në Ukrainë, por gjërat ndodhën ashtu siç ndodhën, nuk e prisnim kurrë që të vinte lufta. Askush nuk e priste që të ndodhte dhe për shkak të kësaj, dua të them, ne jemi me fat dhe vërtet mirënjohës që jemi këtu, në këtë moment, me njerëzit që po na rrethojnë.

Në kufirin e SHBA me Meksikën, zyrtarët amerikanë lejojnë ukrainasit që ikin nga agresioni rus të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe të qëndrojnë pa frikë për një vit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.