‘Unë dua një rrjet të rinjsh që krijojnë një ekonomi ndryshe’
10/03/2018 Shpërndaje

‘Unë dua një rrjet të rinjsh që krijojnë një ekonomi ndryshe’

Situata kritike me të rinj të papunë dhe të punësuar me kohë të pjesshme, tregon se përgjegjësia politike është shumë kufizuese, thotë organizata e re AltGen. Dhënia e një çmimi për ndërmarrjet e reja bashkëpunuese, është inkurajuese për 18-29-vjeçarët që të formojnë të ardhmen e tyre.

“Jam i lumtur që ka një krizë ekonomike”. Nuk është diçka që e dëgjon shumë shpesh, por 25-vjeçarja Rhiannon Colvin beson se rrëzimi ekonomik global i vitit 2008 dhe pasojat që solli kanë paraqitur mundësinë e përkryer që gjenerata e saj të fillojë krijimin e një ekonomie të re.

“Nuk jam e kënaqur që njerëzit janë të papunë,” vazhdon ajo, “por nuk besoj në këtë ekonomi dhe menyra se si funksionon. Është shumë e paqëndrueshme, shumë e pabarabartë dhe shfrytëzohen të rinjtë “.

Si bashkë-themeluese dhe drejtore e ndërmarrjes AltGen, kjo është ajo që Colvin shpreson të ndryshojë. Që në maj, AltGen po ndihmon 18-29 vjeçarët të krijojnë bashkëpunëtorët e tyre me bizneset që zotërojnë dhe menaxhohen nga punonjësit e tyre, një përpjekje për të ndihmuar në trajtimin e krizës së papunësisë te të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithëse shifrat e punësimit të publikuara në tetor tregojnë se një qasje e tillë mund të mos jetë e nevojshme, papunësia në Mbretërinë e Bashkuar ra në më pak se dy milionë për herë të parë që nga viti 2008. Të njëjtat të dhëna tregojnë se që nga viti 2008 gati një milion më shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme dhe pothuajse një milion janë më shumë më të pavarur se sa ishin gjashtë vjet më parë.

“Nuk ka të bëjë vetëm gjetjen e zgjidhjes për papunësinë e të rinjve. E shohim si një mënyrë vërtet emocionuese për ne që të krijojmë një ekonomi më të barabartë dhe më të qëndrueshme “.

AltGen është duke u përqendruar tek të rinjtë në veçanti, sepse, që nga fillimi i krizës financiare, popullsia nën 30 vjeç është goditur më së shumti. Sipas një raporti të vitit 2014 nga Instituti për Studime Fiskale, punësimi midis 22-30 vjeçarëve ra me 4 për qind gjatë pesë viteve të fundit krahasuar 31-59 vjeçarët për të cilës s’kishte ndryshim. Aktualisht, 18 për qind e moshës 16-24 vjeç janë të papunë, krahasuar me shifrën e përgjithshme kombëtare prej shtatë për qind.

Sipas nismës qveritë kanë faj sepse nuk bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar të rinjtë: “Të gjitha partitë politike janë pak krijuese dhe të shkurtra në politikat e tyre, sepse të gjitha po mendojnë të fusin më shumë të rinj në punë, por nuk po e mendojnë se çfarë lloj pune dhe çfarë të ardhmeje do të sjellë për to.”

AltGen vetëpunëson bashkëpunëtorë  me synim t’u japë të rinjve fuqinë për të krijuar punën e tyre. “Co-ops na japin pronësinë, ata na japin mundësi të kemi punën tonë dhe më e rëndësishmja kemi paravrësinë të punojnë të lirë, por të siguruar, ku na respektohen të drejtat dhe të mbështur nga një ekip”, thotë Colvin.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.