Lajmi i fundit/ Familjarët rikthehen në Zelandë të Re pas 2 vitesh pandemi
02/05/2022 Shpërndaje

Lajmi i fundit/ Familjarët rikthehen në Zelandë të Re pas 2 vitesh pandemi

Pas 2 vitesh mbyllje si pasojë e pandemisë Zelanda e Re mirëpret sërish turistët të cilët gjithsesi duhet të jenë të vaksinuar dhe të kryejnë një test për COVID. Zelanda e Re aplikoi kontrollet kufitare më të ashpra në botë gjatë COVID.

Duke filluar nga kjo e hënë turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Britani e Madhe, Japoni dhe më shumë se 50 vende të tjera për herë të parë pas dy vitesh, pas eliminimit të pjesës më të madhe të kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID.

Para përhapjes së COVID, më shumë se 3 milion turistë vizitonin vendin çdo vit, duke përbërë 20% të të ardhurave nga jashtë për vendin dhe më shumë se 5% të ekonomisë në përgjithësi.

Pamjet në aeroport tregojnë momentet emocionale të familjarëve dhe miqve që rikthehen pas dy vitesh me mikpritjen e balerinëve Maori.

Turizmi ndërkombëtar ndaloi totalisht në fillim të 2020-ës pasi Zelanda e re imponoi disa nga kufizimet më të ashpra. Rregullat e aplikuara në kufi qëndruan në fuqi sepse qeveria fillimisht ndoqi një strategji eliminimi dhe më pas u përpoq të kontrollonte përhapjen e virusit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.