TRE VITE PAS TËRMETIT, ENDE RINDËRTIMI NUK KA MBARUAR. DHJETRA APARTAMENTE E SHKOLLA PRESIN TË NISIN PUNIMET.
Tre vite më parë Shqipëria u zgjua nën terrorin e shembjeve të tokës nga tërmeti i 26 nëntorit. Shumë kohë e shumë premtime kanë kaluar që prej asaj dite, por ende shumë familje nuk kanë hyrë dot në shtëpitë e reja. Zona të tëra në Kombinat, Durrës e Kruja presin të rindërtohen. E bashkë me to edhe familjarët e mbetur pa një strehë, presin të lënë shtëpitë e marra me qera.
Të vetmet që kanë ecur me ritme me të shpejta janë punimet në shkolla. Këtu ndërtimet janë ndarë në dy grupe. Një pjesë financohen nga Bashkimi Evropian e një pjesë po ndërtohen nga qeveria shqiptare. Në grupin e parë janë rindërtuar e rikonstruktuar deri tani 34 shkolla të cikleve të ndryshme të arsimit parauniversitar duke nisur nga çerdhet, kopshtet, 9 – vjeçaret e deri tek arsimi i mesëm.
Shkollat e reja janë ndërtuar sipas standardeve evropiane duke përfshirë këtu edhe masat ndaj fatkeqësive natyrore. Ato kanë laboratorë për lëndët e kimisë, biologjisë dhe fizikës, biblioteka të reja, hapësira sportive me terren dhe palestra.
Por ende të tjera presin të përfshihen në procesin e rindërtimit. Me videon më poshtë iu sjellim pamje të shkollave të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
