“Nëse ndjeheni sikurse jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë, ka rrugë për të dalë”
14/03/2018 Shpërndaje

“Nëse ndjeheni sikurse jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë, ka rrugë për të dalë”

Një nga teoricionët më të mirë në botë, profesor Stephen Hawking ka ndërruar jetë sot në moshën 76 vjeçare, në shtëpinë e tij në Cambridge. Që në moshën 22 vjeçare ai u diagnostifikua me skleroze amyotrophic lateral (ALS), megjithatë arriti të bëhet një nga teoricionet më të famshëm në botë për zbulimet që ka bërë dhe tre librat best seller që ka botuar.

Libri i tij “Një histori e shkurtër e kohës” i cili flet për misteret e kohës, hapësirës dhe vrimave të zeza, u bë bestseller ndërkombëtar, ç’ka solli famë dhe sukses për Stephen. Ai ka jetuar me sëmundje për më shumë se 50 vjet duke u bërë shembull frymëzimi për shumë persona me aftësi të kufizuara. Nuk ishte vetëm një fizikant brilant por një njeri me vullnet jashtëzakonisht të fortë.

Përgjigja e tij se si i kishte kaluar vështirësitë në jetë, duke e krahasuar depresionin me vrimën e zezë, ka ndihmuar shumë njerëz nëpër botë. “Mesazhi i kësaj ligjërate nuk është që vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa pikturohen. Ato nuk janë burgje të përjetshme siç mendonim dikur. Gjërat mund të dalin nga një vrimë e zezë nga jashtë dhe ka mundësi të shkojnë drejt një universi tjetër. Prandaj, nëse ndjeheni sikurse jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë – ka rrugë për të dalë nga ajo”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.