Nëse je një ‘person me ndjeshmëri të lartë’, mëso si ta transformosh në pushtet
A prekeni lehtësisht nga gjërat si vende të mbushura me njerëz, tinguj të lartë dhe filma të dhunshëm? A keni ndjenja të brendshme komplekse që ndonjëherë ju bëjnë të kaloni një periudhë të vështirë; të mos flini gjatë natës? Nëse përgjigja është po, atëherë mund të klasifikoheni si një person shumë i ndjeshëm, por nuk jeni i vetmi. 15% deri në 20% e popullsisë përbëhet nga HSP (njerëz shumë të ndjeshëm). Këta persona s’kanë asgjë të veçantë.
Janë qenie njerëzore normale të cilët kanë një sistem nervor të ndjeshëm. Mbingarkohen më kollaj nga bota rreth tyre, ndjejnë çdo emocion shumë thellë dhe gjithashtu janë shumë krijues. Elena Herdieckerhoff është një nga këta njerëz shumë të ndjeshëm dëshiron të ndihmojë njerëzit të përqafojnë ndjeshmërinë e tyre dhe ta transformojnë atë në pushtet.
“Shumica mendojnë se personat shumë të ndjeshëm janë gra. Mund të jetë surprizuese por 50% e HSP-së janë në fakt, burra. Në shoqërinë tonë burrat nuk duhet të jenë të ndjeshëm, por agresivë dhe konkurrues. Mjerisht, nocioni që burrat mund të jenë të ndjeshëm dhe të fortë është ende një koncept shumë i huaj , thotë Elena Herdieckerhoff mes të tjerash.
Elena Herdieckerhoff është themeluesja e një organizate vetëndihmuese për njerëzit e ndjeshëm, që përpiqet të ndajë mësime të vlefshme me të tjerët me anë të videos së mëposhtme.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
