Nënat me COVID-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, çfarë duhet të dini
27/06/2021 Shpërndaje

Nënat me COVID-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, çfarë duhet të dini

Java e parë e muajit gusht i dedikohet çdo vit ushqyerjes me gji për nënat e reja, por këto 2 vitet e fundit ka nevojë dhe më shumë pë sensibilizim për shkak të COVID. Sipas mjekëve ushqyerja me gji është e pazëvëndësueshme për sa i përket shëndetit të fëmijëve.

Instituti i Shëndetit Publik përmes një njoftimi bën me dije se gratë që janë më Covid mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit. Studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.

Sugjerime mga ISHP: Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi. Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet: Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli. Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben. Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe. Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

© 2021, Pozitivi. All rights reserved.