Nënat adoleshente marrin diplomën e shkollës së mesme në sy të fëmijëve
Dy nëna të reja pranuan me krenari diplomat e shkollës së mesme teksa fëmijët e tyre po i shihnin.
Marshay Collier, 17 vjeç, e veshi vajzën e saj 10-muajshe, Camiya, dhe e mori në ceremoninë e diplomës. Collier tha se vajza e saj i kishte dhënë motivimin që i duhej dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë një shembull për të.
“Isha aq e ngazëllyer ndërsa ecja në skenë”, tha Collier për stacionin lokal KÇI.
Collier pranoi se ajo pyeste veten nëse do të arrinte ta mbaronte edhe para se të mbetej shtatzënë, kështu që fakti që ajo e bëri shkollën ndërsa kishte dhe një fëmijë për t’u kujdesur e bën arritjen e saj më mbresëlënëse.
Një tjetër nënë, Ivory Jensen, ka përjetuar të njëjtën ndienjë. Bijat e saj ishin atje teksa mori diplomën, një përvojë emocionale për Jensen.
Një anëtar i familjes hodhi një foto të saj duke ushqyer dhe mbajtur djalin e saj dyvjeçar.
“Ajo erdhi duke qarë e më përqafoi dhe pastaj më bëri të qaj, sepse isha në gjendje t’i tregoja asaj se ia dola”, tha Jensen.
“Mami juaj ia doli!”
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

