Ndryshimi i monedhës, si do të ndikojë Euro në ekonominë shqiptare?
11/05/2020 Shpërndaje

Ndryshimi i monedhës, si do të ndikojë Euro në ekonominë shqiptare?

Selami Xhepa/Ish Deputet i PD

“Që në vitin 1991 ku Shqipëria mori statusin e kombit më të favoriziar nga BE, produktet shqiptare kanë gëzuar avantazhe në tregun Europian, të trajtuara pa tarifa dhe masa diskriminuese ndërkohë që Shqipëria ka gëzuar të drejtën të vendosë tarifa ndaj produkteve Europiane”.

Kështu e nisi rrugëtimin ekonomik i Shqipërisë drejt integrimit në familjen Europiane. Një rrugëtim herë herë i shpejtë e ashtu nuk kanë munguar as vështirësitë e goditje fatale për një ekonomi të dalë nga një regjim 50 vjeçar. Megjithëse një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm përafrimi i standardeve ekonomike me ato të vendeve antare të Bashkimit Europian është konsideruar gjithnjë si një objektiv madhor për të gjitha qeveritë.

Belinda Ikonomi/Zv Ministre e Financave

Po, është një proces i gjatë por integrimi në BE është një nga objektivët më madhorë kombëtare dhe padyshim është në axhendën politike të qeverisë shqiptare”.

Natyrshëm rrugëtimi ekonomik ka ndjekur atë politik. E po ashtu siç deri më sot nuk ia doli politika, duket se edhe ekonomia nuk është brenda pritshmërive që kishin vetë ekspertët e aq më pak vetë shqiptarët.

Zana Guxholli/ Pedagoge

“Ekonomia sot nuk është në ato pritshmëri që kemi pasur ne ato 30 vite apo pritshmëritë që kemi përcaktuar në planin afatshkurtët dhe afatgjatë”.

Por edhe sot arritja e standardeve ekonomike në Shqipëri me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian duket i largët për ekspertët e fushës. Madje shqetësimi shkon edhe më tej kur ata thonë se kushtet e Brukselit që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat janë minimalisht të prekura ndër vite.

Adrian Civici/ Dekan i Universitetit Mesdhetar

 “Pjesa ose kapitulli që ka të bëjë me ekonominë dhe financat është ndoshta më minimalisht i prekur qoftë si shqetësim publik, qoftë si negociata polkitike e qoftë si strategji politika zhvillimi”.

NDIQNI PËR MË SHUMË VIDEON:

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.