Ndërtohet parajsa në xhungël, vend përrallor në mes të pyllit
02/09/2017 Shpërndaje

Ndërtohet parajsa në xhungël, vend përrallor në mes të pyllit

Ndërtimi i një vendpushimi në mes të një pylli ka ndodhur rrallë herë në botë. Një atraksion turistik i vendosur në Amerikën e jugut, në mes të pyllit, ka marrë mendjen e shumë turistëve. “Mashpi Lodge” është e vendosur 950 metra mbi nivelin e detit në pyllin Choco-Ande të Ekuadorit. Për të shkuar aty me makinë zgjat 3 orë nga kryeqyteti i Quito-s.

Në rezervën prej 3000 hektarësh, mysafirët mund të shikojnë mrekulli pafund, të zhvillojnë vallëzim në klubin e zogjve, të udhëtojnë për te ujëvara e lartë prej 190 këmbë e gjatë, të ngjiten në një kullë vëzhgimi në treetops… “Ideja është që ju të keni një simbiozë me të gjithë atë natyrë pse jo të bëheni pjesë e natyrës”, tha për CNN Alfredo Ribadeneira, arkitekti kryesor i Mashpi Lodge.

Të bëhesh një me natyrën mund të ndodhë vetëm në këtë vendpushim mahnitës. Ideja e ndërtimit ishte të bëhej një flluskë rehatie në mes të xhunglës, e në fakt e tillë duket. Njeriu që fshihet pas Mashpi Lodge është një sipërmarrës ekuadorian, ambientalist dhe ish-kryebashkiak i Quito, Roque Sevilla. Këtë lokacion e kishte në pronësi një kompani druri, por Sevilla e bleu 11 vjet më parë, për të shpëtuar pyllin dhe banorët e saj. Pas një pune dy vjeçare kompleksi turistik u hap në 2012.

“Unë mendoj se Mashpi Lodge është një rast shumë i veçantë nëse iu referohemi  vendpushimeve të shumta ekologjike në të gjithë botën. Mbrojtja e zonës është një përpjekje e vazhdueshme dhe ne jemi ende duke punuar  për të blerë më shumë tokë në mënyrë që të garantojmë 100% mbrojtje nga prerjet e pyjeve”, tha Sevilla. Përveçse një pikë turistike mjaft e bukur dhe ndër më të veçantat në botë, ajo mbron dëmtimin e pyjeve nga prerjet.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.