Ndërtimi i lulishteve mes pallateve në Tiranë u shton jetën qytetarëve
08/01/2018 Shpërndaje

Ndërtimi i lulishteve mes pallateve në Tiranë u shton jetën qytetarëve

Pranvera do ta gjejë Tiranën më të gjelbëruar falë investimeve dhe nismave të ndërmarra nga qytetarët  dhe Bashkia e Tiranës.  Në mes të pallateve, në disa lagje në Tiranë kanë filluar të mbillen pemë, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme  në jetën e qytetarëve, sipas studimeve evropiane.

Fotot e mëposhtme janë bërë ndërsa po punohet për rikthimin e lulishteve në zonën e bulevardit “Gjergj Fishta”. Sakaq mësohet se një tjetër zonë ku do kthehet gjelbërimi është hapësira në krah të Bankës së Shqipërisë. Në një artikull të sjellë nga pozitivi.org, sipas studimeve të ndryshme tregohet sa e rëndësishme është që njerëzit të kalojnë kohë në ambiente me pemë dhe gjelbërim. Bazuar në nismat e fundit, vihet re se ashtu si shumë vende në zhvillim edhe Shqipëria çdo ditë e më shumë po ndjek shembuj e tyre.

“Banjo në Pyje” ishte një terapi e rekomanduar nga qeveria Japoneze dhe ekspertët e huaj e cila sjell përfitime shëndetësore, shmang sëmundje si kanceri dhe viruset, shmang depresionin, ndjenjën e armiqësisë e të tjera. Studimi shton gjithashtu se të ecësh për disa orë në një ambient me pemë ul stresin, ul  presionit të gjakut si dhe ka ulur ritmet e vdekjes së meshkujve me 16 për qind. Të shëtisësh në pyje duke dëgjuar tingujt e natyrës, duke prekur pemët iu bën më të gjallë dhe më produktiv, raporton pozitivi.org.

Thjesht gjeni një vend me pemë dhe bëni shëtitje dy orëshe ndërsa shijoni pamjet, tingujt dhe erën e natyrës pa nxituar. Tashmë që kanë filluar të mbillen pemë dhe nëpër zonat ku jetoni, këtë terapi nuk do ta praktikoni vetëm tek liqeni por dhe në lagjet tuaja. Merrni frymë thellë, uluni herë pas here dhe prekni pemët dhe bimët rreth jush. Së shpejti, do të keni një dashuri të madhe për natyrën dhe një trup më të shëndetshëm.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.