Ndërtesë plot ngjyra, s’do ta besoni çfarë është bërë në këtë zonë të Shqipërisë
07/09/2017 Shpërndaje

Ndërtesë plot ngjyra, s’do ta besoni çfarë është bërë në këtë zonë të Shqipërisë

Ndërtesa shumëngjyrëshe që shihni në fotot e mëposhtme është një shkollë e rikonstrukturuar në Kurvelesh të Tepelenës nga një donator zvicerian.

Siç shihet dhe nga fotot shkolla më parë ka qenë në gjendje jo të mirë, por projekti i ri që është vënë në zbatim i ka dhënë një pamje krejt të re.

Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Asim Zeneli” Progonat, njësia administrative Kurvelesh, e cila prej gati 3 muajsh nisi punimet për rikonstruksionin e plotë të saj.

Tashmë nxënësit e Progonatit do kenë një ambient të ri për vitet e ardhshme shkollore, i cili do të ofrojë komoditetet e nevojshme për të zhvilluar mësimdhënie në standarte të mira përsa i përket kushteve fizike.

Numri i nxënësve në këtë fshat shkon relativisht në 45, teksa ai i fëmijëve të kopështit shkon në 20 sipas raportit të Agjensisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social. Falë mbështetjes së këtyre donatorëve brenda një viti u bë i mundur realizimi i dy shkollave me kushte mjaft bashkëkohore.

     

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.