50 fotot  më të mira nga e gjithë bota që ilustrojnë lirinë si koncept
26/01/2020 Shpërndaje

50 fotot më të mira nga e gjithë bota që ilustrojnë lirinë si koncept

Këto fotografi të mrekullueshme tregojnë se çfarë do të thotë liria për 50 fotografët më të mirë nga e gjithë bota.

Aplikacioni i fotografisë me përdorim falas Agora i kërkoi bazës së tij shumë milionëshe të përdoruesve të paraqisnin fotot e tyre që do të ilustronin më së miri temën e “lirisë”.

Pas afro 20,000 fotove, 50 imazhe kanë arritur në në finale”.

Agora ka një komunitet prej më shumë se 3.5 milion përdorues nga 193 vende ku njerëzit krijojnë, votojnë dhe kurojnë imazhet më të mira të bëra në të gjithë botën.

Agora është ndërtuar si komunitet: “ne duam t’i fuqizojmë njerëzit në të gjithë botën, sepse besojmë se çdo këndvështrim është i rëndësishëm,” tha Octavi Royo, CEO dhe bashkëthemelues i Agora. “Ne po krijojmë një sistem demokratik global, ku të gjithë mund të krijojnë, votojnë dhe shijojnë krijimet më të mira të njerëzimit.”

Nëse doni të shikoni të gjithë finalistët nga ky  konkursi ose të votoni (votimi ) për gara të ngjashme vizitoni faqen e internetit të Agora # Freedom2020.

Burimi: Good News Network

Përshtatur nga: Pozitivi.org

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.