NBA FITON FILADELFIA
Filadelfia arriti edhe fitoren e tretë në përballjen e plej ofit në basketbollin amerikan ndaj Torontos. Skuadra e udhëhequr nga Zhoel Embijd është vetëm një hap larg kualifikimit
NBA, EMBIJD I JEP FITOREN E TRETË FILADELFIAS
Ylli kryesor i ekipit ishte vendimtar në suksesin në fushën e Torontos
Basketbollisti qendër shënoi 33 pikë dhe kapi 13 topa në tabela
Ekipi i tij kryeson 3-0 ndaj Torontos, është një nga kandidatët për titull
Skuadra e ish-kryeqytetit është vetëm një sukses larg kualifikimit
Dihej që më parë se ishin të fortë, por po bindin çdo ditë e më shumë.
Basketbollistët e Filadelfias janë në prag të kualifikimit për në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, duke mos e diskutuar serinë ndaj Torontos.
Pas dy fitoreve në fushën e tyre, yjet nga verilindja e SHBA-së triumfuan 104-101 në Kanada, falë paraqitjes së madhe të Zhoel Embijdit.
Basketbollisti qendër shënoi 33 pikë dhe kapi 13 topa në tabela, duke bërë sërish atë që kishte realizuar në ndeshjet e kaluara.
Edhe Xhejms Harden ndihmoi shumë me 19 pikë, 6 topa në tabela e 10 asistë, ndërsa Filadelfia kryeson 3-0.
Ndeshja e radhës luhet sërish në Toronto dhe nëse miqtë fitojnë, janë në raundin e dytë të plej ofit.
Toronto luftoi fort, sidomos Anuobi me 26 pikë dhe Geri Trent me 24, por Embijd ishte I papërballueshëm.
A mund të cilësohet Filadelfia si favorite për titullin në NBA?
Nuk është e lehtë ta thuash, pasi ekipi I ish-kryeqytetit amerikan doli vetëm në vend të katërt në sezonin e rregullt dhe Majemi, Bostoni e Miluoki do të kishin favorin e faktorit fushë në rast përballjeje.
Gjithsesi, forma e ekipit është shumë e mirë dhe me një Embijd të tillë gjithçka mund të arrihet.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
